MENU
klinika

Ja çfarë pritet të diskutohet

Zbulohet data dhe vendi i takimit Kurti-Vuçiç

15.04.2023 - 11:17

Takimi i ardhshëm mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç do të ndodhë më 2 maj, në Bruksel. Në këtë takim bëhet e ditur se do të flitet për Asociacionin.

Pas marrëveshjes së Ohrit më 18 mars, Kurti dhe Vuciç, do të takohen për të diskutuar rreth zbatimit të saj, në fillim të majit. Ndërsa më 4 prill ka pasur një takim të nivelit të dialogut teknik mes zëvendëskryeministrit kosovar, Besnik Bislimi dhe zyrtarit serb, Petar Petkoviç.

Kujtojmë se në takimin e fundit në Ohër, Kurti dhe Vuçiç janë dakorduar për Planin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë, e cila është arritur më 27 shkurt, sipas Propozimit Evropian.