MENU
klinika

"Ja tre bashkitë ku do të fitojmë"

Zgjedhjet e 14 majit/ Alibeaj zbulon objektivin e PD dhe rezultatin që pret

24.04.2023 - 22:03

3 javë para zgjedhjeve, Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj po bën përpjekje për të mos rritur pritshmëritë për rezultatin e PD në 14 maj. Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” ai i shmangu shifrat, por tha se për shkak të agresionit jashtëm dhe të brendshëm synimet politiko-elektorale të PD janë të ridimensionuar.

“Synimi aktual është të ruajmë ekzistëncën e partisë, pasi duhet ta pranojmë që ka ndodhur një plagosje e strukturave tona.”- theksoi zoti Alibeaj, i cili synon të gjejë elektoral mes njerëzve që nuk shkojnë fare të votojnë.

“Sipas të dhënave zyrtare rezulton se 50% e shqiptarëve refuzojnë me neveri tre fosilet politike, Ramën, Berishën, Metën. Kur të shohim sa do të jetë përqindja, mbështetja që qytetarët do të na japin, do të bëjmë analizat tona.”- tha zoti Alibeaj.

Megjithëse nuk pranoi të flasë me shifra se çfarë do të thotë të ruajë ekzistencën e PD, Enkelejd Alibeaj ka një parashikim se ku pret të fitojnë kandidatët e PD zyrtare nga 14 bashki ku kanë kandiduar. “Po, presim të fitojmë në Finiq, Mallakastër, Dimal.” Kreu i komanduar i PD, nuk e përfshiu Tiranën në hartën e fitores, por tha se Roland Bejko është kandidati i vetëm që përfaqëson të djathtën reale. “Në çdo rast do të jetë sukses.”- u shpreh ai për emisionin “Pa Censurë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Anti-berishizmi si kartë elektorale

Alibeaj: Vendimet në PD-në e Bashës i merrte Berisha


Ekspertët: Investimet s’kanë lidhje me hetimin e zyrtarëve

SPAK ‘tremb’ blerësit e pronave

Maturantët të pakënaqur nga vlerësimi!

Provimi i gjuhës së huaj, këtë vit më shumë mbetës.

Mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

VENDIMI: Berisha humb Apelin në Londër