MENU
klinika

​68 shqiptarë u torturuan dhe ekzekutuan

24 vite nga masakra e 22 Majit në Vushtrri

22.05.2023 - 12:37

Krahas fshatrave, ushtarët dhe policët serbë gjatë luftës në Kosovë kanë masakruar shumë shqiptarë civil edhe në qytete.

Njëra nga këto masakra është edhe ajo e kryer në Vushtrri më 22 maj 1999.

Gjatë kësaj dite, qytetarët e Vushtrrisë, kanë përjetuar tmerr të rënda nga makineria vrastare e Sllobodan Millosheviçit dhe njësitë e Arkanit.

Në këtë ditë, shumicën e qytetarëve i kanë larguar me forcë nga shtëpitë e tyre, dhe i kanë detyruar të grumbullohen te vendi i njohur “Te varrezat” në qytetin e Vushtrrisë.

Familjet në ish rrugën “Abdullah Shabani”, tani rruga “22 Maji”, janë larguar nga shtëpitë e tyre. Mirëpo, një grup shqiptarësh prej 68 personash, i kanë detyruar të ndalen në shtëpinë e Kahriman Pasomës. Ndërsa, të tjerët e kësaj lagjeje i kanë detyruar të shkojnë te vendi i quajtur “Te varrezat” në Vushtrri.

Gjatë kësaj kohe, janë plaçkitur dhe u janë marrë para e sende me vlerë, si ari etj. “Te varrezat”, të grumbulluarit i kanë ndarë në tri grupe: Gratë me fëmijë deri në moshën 15 vjet, të moshës së re dhe mesatare dhe të moshuarit.

Disa nga të grumbulluarit, rreth 1000 veta, i dërguan në sallën e sportit, ku i kanë torturuar në forma të ndryshme, dhe pastaj, disa i kanë dërguar në burgun e Smrekonicës (fshat në veri të Vushtrrisë) dhe disa të tjerë për në Shqipëri.

Më shumë tortura kanë kaluar 68 shqiptarët që kishin mbetur në shtëpinë e Kahriman Pasomës. Pengmarrësit shqiptarë janë torturuar në forma çnjerëzore, pastaj janë ekzekutuar të gjithë, shumica me një plumb në kokë ose në ballë. Në mesin e të ekzekutuarve kishte dhe fëmijë të moshës 15 vjeçare, si dhe pleq e plaka.

Të vrarët në këtë masakër janë:

1. Ali (Ibrahim) Melenica (58 vjeç)

2. Hasan (Ibrahim) Melenica (51 vjeç)

3. Shaban (Ibrahim) Melenica (49 vjeç)

4. Nistret (Ali) Melenica (31 vjeç)

5. Shefki (Musli) Melenica (22 vjeç)

6. Ibrahim (Bajram) Zeqiri (36 vjeç)

7. Driton (Rifat) Murseli (27 vjeç)

8. Rafet (Qazim) Behrami (53 vjeç)

9. Burim (Rafet) Behrami (17 vjeç)

10. Kemajl (Tefik) Tërnava (41 vjeç)

11. Isak (Sylë) Maçastena (33 vjeç)

12. Fehmi (Ukshin) Musa (37 vjeç)

13. Arsim (Ismajl) Musa (20 vjeç)

14. Xhafer (Ramadan) Shaqiri (18 vjeç)

15. Rrahim (Ali) Shatrolli (43 vjeç)

16. Muharrem (Hamdi) Bajrami(32 vjeç)

17. Lulzim (Hamdi) Bajrami (27 vjeç)

18. Naim (Osman) Bajrami (37 vjeç)

19. Afrim (Osman) Bajrami (31 vjeç)

20. Hamit (Adem) Halili (60 vjeç)

21. Hilmi (Hamit) Halili (27 vjeç)

22. Hamdi (Ragip) Dallku (62 vjeç)

23. Agim (Hamdi) Dallku (26 vjeç)

24. Bashkim (Hamdi) Dallku (23 vjeç)

25. Jeton (Rifat) Vërbovci (33 vjeç)

26. Arsim (Hazir) Sejdiu (33 vjeç)

27. Zeqir (Rexhep) Kadriu (46 vjeç)

28. Ferki (Zeqir) Kadriu (58 vjeç)

29. Haki (Zeqir) Kadriu (16 vjeç)

30. Shahin (Xhevat) Feka (40 vjeç)

31. Ekrem (Jahir) Feka (30 vjeç)

32. Miradie (Hajzer) Feka (62 vjeç)

33. Bedri (Ramadan) Kutllovci (38 vjeç)

34. Bujar (Dibran) Krasniqi (19 vjeç)

35. Faik (Raif) Mulaku (57 vjeç)

36. Driton (Shaban) Merovci (31 vjeç)

37. Mensur (Ferat) Gërguri (35 vjeç)

38. Brahim (Rrahim) Maloku (48 vjeç)

39. Arian (Emurullah) Prokupla(30 vjeç)

40. Shahidin (Shefqet) Maxhuni(20 vjeç)

41. Murat (Ferat) Tiriqi (24 vjeç)

42. Serhat (Ferat) Tiriqi (22 vjeç)

43. Ahmet (Qazim ) Uka (35 vjeç)

44. Sekine (Qazim) Uka (24 vjeç)

45. Ajshe (Azem) Uka (31 vjeç)

46. Rrahim (Hasan) Shkreli (19 vjeç)

47. Bukurie (Hasan) Shkreli (16 vjeç)

48. Fatmir (Halim) Keqolli (26 vjeç)

49. Fazli (Zenel) Shabani (56 vjeç)

50. Idriz (Ragip) Hasani (21 vjeç)

51. Ramadan (Sefë) Shaqiri (50 vjeç)

52. Hajdin (Ramadan) Shaqiri (19 vjeç)

53. Besnik (Ramadan) Shaqiri (15 vjeç)

54. Naser (Arif) Zeka (25 vjeç)

55. Nexhmedin (Arif) Zeka (22 vjeç)

56. Agim (Arif) Zeka (20 vjeç)

57. Bajram (Ramadan) Meha (46 vjeç)

58. Ramadan (Bajram) Meha (15 vjeç)

59. Avdi (Hamit) Bardiqi (56 vjeç)

60. Rrahman (Idriz) Ferati (18 vjeç)

61. Zeqir (Rrahman) Zeqiri (45 vjeç)

62. Irfan (Ilaz) Zhilivoda (38 vjeç)

63. Muhamet (Ahmet) Kadriu (56 vjeç)

64. Muzafer (Avdulla ) Muhaxheri (42 vjeç)

65. Agim (Islam) Shaqiri (17 vjeç)

66. Bajram (Habib) Islami (38 vjeç)

67. Ibrahim (Habib) Islami (49 vjeç)

68. Bahri (Mahmut) Syla (24 vjeç)

Pas ekzekutimit, kufomat janë transportuar me një kamion dhe janë dërguar në Serbi, përkatësisht në Batajnicë, me qëllim që të humbin gjurmët e krimit.

Pas luftës së vitit 1999, përkatësisht deri më 2015, janë kthyer eshtrat e 67 shqiptarëve të vrarë më 22 maj 1999, dhe ka mbetur edhe një, Bukurie Shkreli, që nuk iu kanë gjetur eshtrat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komunat më të prekura

172 raste të reja me koronavirus

Bilanci i COVID-19 në Kosovë

1.437 raste, 32 vdekje dhe 928 të shëruar

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike

3 viktima dhe 53 të infektuar me Covid-19 në Kosovë