MENU
klinika

Nga Singer te Levi e Egbo

5 trajnerët e huaj që ngritën trofeun e Superligës në Shqipëri

30.05.2023 - 12:27

Superliga shqiptare luajti dje aktin e fundit për këtë sezon, me Partizanin që për herë të 17-të në histori ngriti trofeun e kampionit. Veç këtij suksesi, trajneri i të kuqve, Giovanni Colella vendosi emrin në historinë e “Demave”, duke u bërë trajneri i parë italian që fiton Superligën shqiptare.

Në historinë e trofeve në Shqipëri, janë pesë trajnerë të huaj që kanë udhëhequr ekipet e tyre te suksesi. Gjithçka ka nisur në vitin e largët 1934, kur Tirana fitonte titullin e katërt kampion me hungarezin Samo Singer në stol. Në sezonin 2000-01, Vllaznia shpallej kampion me Dervis Hadziosmanovic në stol.

Çeku Stanislav Levi në sezonin 2011-12 fitoi trofeun me Skënderbeun, për të vijuar me Emmanuel Egbo, që në sezonin 2019-20 shpalli Tiranën kampione. Veç tyre, këtë sezon Partizani fitoi titullin me Colellën në stol. Kësisoj, numri i trajnerëve të huaj që kanë fituar Superligën në Shqipëri shkon në pesë.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin