MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

“93% është ngjyrosur me një ngjyrë”, Baton Haxhiu: Demokracia në Shqipëri duhet të rishikohet realisht

16.05.2023 - 00:05

“Kjo demokraci realisht duhet të rishikohet”, kështu shprehet analisti Baton Haxhiu, teksa komenton fitoren e thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore në Shqipëri.

Sipas Haxhiut, fitorja e PS me 92-93% në Shqipëri, është një shenjë për vendosjen e kritereve të reja dhe një moment reflektimi për demokracinë në vend.

“Ky është momenti për një reflektim për demokraci në Shqipëri, për të ardhmen e saj dhe kjo demokraci realisht duhet të rishikohet, të vendosen kritere të tjera dhe opozita të gjejë vetë, sepse ajo që është shumë, është shumë.

Kjo fitore me kaq diferencë është shumë dhe do të jetë edhe e vështirë që të ndërtohet edhe figura politike.

Tash nëse beteja ka qenë për të tashmen dhe nuk ka pasur betejë për të ardhmen, konfrontimi ka qenë betejë për të tashmen.

Cili duhet të jetë pozicioni për të ardhmen, sepse kjo e tashmja përfitoi me një pasojë që i dha fitoren PS.

Por çfarë është ajo fitore kur 92-93% e Shqipërisë, është e ngjyrosur me një ngjyrë”, u shpreh Baton Haxhiu në “Syri.Tv”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bashkitë ku dominon koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Harta e Shqipërisë ‘dominohet’ nga ngjyra rozë