MENU
klinika

Konferenca nga selia e PS

A do të bashkëpunojë me kryebashkiakët e opozitës? Si përgjigjet kryeminsitri Rama

15.05.2023 - 23:05

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk është kundër bashkëpunimit me kryebashkiakët e opozitës.

Në një konferencë për mediat nga selia e Partisë Socialiste, Rama u shpreh se bashkëpunimi me këta kryebashkiakë është i pamundur dhe kjo jo për shkakun e tij.

“Është diçka që unë e kam sqaruar çdo herë që kam folur për këtë temë. Bashkëpunimi me ta është i pamunudur, jo për shkakun tim, këtë e tregon eksperienca. Natyrisht, pastaj kjo është diçka që na bashkon rast pas rasti.

Nëse do të ketë kryetarë bashkish pro aktivë, do të vënë interesat e komunitetit mbi agjendat politike dhe do duan të bashkëpunojnë me qeverinë, si partner në shërbim të komunitetit, ne nuk kemi asnjë problem me këtë dhe përkundrazi ne e kemi për detyrë dhe për privilegj që t’i shërbejmë çdo anëtari të bashkësisë sonë në 28 mijë kilometër katror të Shqipërisë”, theksoi ai.