MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A duhet të marr përgjithmonë ilaçe për depresionin?

13.05.2023 - 09:22

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, A duhet të marr përgjithmonë ilaçe për të trajtuar depresionin?

Përgjigjet psikologu: Ndonjëherë mjeku juaj mund të rekomandojë që ju të vazhdoni të merrni ilaçe antidepresante për një periudhë të gjatë. Shumë njerëz me depresion marrin ilaçe antidepresante për një kohë të gjatë, dhe jetojnë të shëndetshëm dhe për një kohë të gjatë. Përcaktimi i kohëzgjatjes së trajtimit  me medikamente varet nga shumë faktorë. Ju dhe mjeku juaj duhet të konsideroni llojin e simptomave dhe llojin e depresionit që keni, në mënyrë që ai t’ju rekomandojë kohëzgjatjen e trajtimit me medikamente. Për disa njerëz me çrregullime depresive, simptomat kanë shkaktuar shumë probleme në jetën e tyre ose i kanë penguar që të bëjnë gjëra që zakonisht u pëlqejnë, shumë herë dhe për një kohë të gjatë. Për këta njerëz, nëse ata pajtohen, mund të jetë më mirë të marrin medikamente për një kohë të gjatë, për t’i ndihmuar të stabilizojnë  humorin dhe të vazhdojnë të bëjnë gjërat që duhet dhe që kanë dëshirë të bëjnë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.