MENU
klinika

Zgjedhjet e 14 majit

A po mbledh Këlliçi vota për Metën? Ja si përgjigjet nënkryetari i Partisë së Lirisë

09.05.2023 - 11:38

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili nuk kishte një koment në lidhje me deklaratat kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe deputetit demokrat, Kreshnik Çollaku, se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi po mbledh vota për Ilir Metën.

Në një intervistë për ABC News, Vasili u shpreh se është kohë e humbur që të merresh me ta.

“As e kam ndjekur, as e ndjek dhe as nuk kam ndërmend ta komentoj. Është kohë e humbur kot, është kohë e vlefshme për ta lidhur me Edi Ramën dhe janë legjitim që e bëjnë këtë punë sepse i mban me para, i mban me gjithçka dhe ja kanë detyrim. Kaq është komenti, më shumë se kaq nuk meritojnë. Ky ish-ministri i Berishës e ka thënë këtë?”, theksoi ai.

Ditën e djeshme, nga Mati ku zhvillua një takim me strukturat e PD-së, deputeti Kreshnik Çollaku u shpreh se Belind Këlliçi po kërkon votat për kandidatët e Ilir Metës në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Deputeti i Partisë Demokratike nënvizoi se në listën e koalicionit “Bashkë fitojmë” për Tiranën, në 22 vendet e para janë emrat të propozuar nga LSI, që me herët kanë qenë pjesë e PS-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Autobusi falas dhe mbështetje financiare për çdo fermer për rritje prodhimi”

Belind Kelliçi në Kashar: Do rregullojmë rrugën dytësore

“Ndëshkoni me votë ata që vjedhin”

Belind Këlliçi prezanton 5 prioritetet për Tiranën