MENU
klinika

Çmimet për letërsi nga BE

Ag Apolloni nderohet me çmimin “Special Mention”

01.05.2023 - 11:40

Shkrimtari Ag Apolloni, me librin “Kësulëkuqja – përrallë për të rritur”, ka marrë çmimin “Special Mention”, nga European Union Prize for Literature, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi nga Bashkimi Evropian, të mbajtur në panairin e librit në Lajpcig të Gjermanisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsi e fitoi Martina Vidaić nga Kroacia.

Ndërsa në mesin e 13 autorëve të nominuar për çmimin “Special Mention”, këtë çmim e kanë fituar Kosova, Qiproja, Estonia, Finlanda dhe Franca.

Çmimi i Bashkimit Evropian për Letërsi (EUPL), i mbështetur nga programi Creative Europe i Bashkimit Evropian, është një iniciativë për të njohur shkrimtarët më të mirë të letërsisë në zhvillim në Evropë.

“Çmimi synon të vërë në qendër të vëmendjes krijimtarinë dhe pasurinë e larmishme të letërsisë bashkëkohore evropiane në fushën e letërsisë artistike, të promovojë qarkullimin e letërsisë brenda Evropës dhe të inkurajojë një interes më të madh për veprat letrare. Fituesit e përzgjedhur promovohen me synimin për të zgjeruar audiencën e lexuesve përtej kufijve kombëtarë dhe gjuhësorë”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe