21.05.2023 - 10:44
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 3 të tjerëve është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Selenicë-Vlorë.
Në njoftimin e policisë për këtë rast mësohet se mjeti tip “Opel” ka dalë nga rruga, pasi drejtuesi i saj humbi kontrollin, dhe për pasojë humbi jetën pasagjerja T.K. 60 vjeç, teksa u plagosën dhe personat e tjerë që ndodheshin brenda.
Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal, ndërsa policia po kryen hetime të mëtejshme për të zbardhur shkaqet e aksidentit.