MENU
klinika

Nisen drejt Traumës

Aksident në rrugën Laç-Mamurras, plagosen rëndë tre të rinj

26.05.2023 - 13:30

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Laç- Mamurras, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre të rinj, të cilët janë nisur me urgjencë drejt Traumës.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Gjorm, ku një makinë është përplasur me një tjetër duke shkaktuar aksidentin fatal. Në njërin nga mjetet ndodheshin edhe tre të rinjtë e lënduar.

Ne vendngjarje kane mbërritur policia dhe autoambulanca e Laçit, ndërsa të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt Traumës dhe janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.