MENU
klinika

"Kryeministri: Folëm për…"

Alex Soros vijon turin, pas Kurtit takohet me Ramën në Tiranë

21.05.2023 - 10:38

Jo vetëm në Prishtinë. Djali i George Soros ka vizituar edhe Tiranën.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim pune me biznesmenin Alex Soros.

Rama ka postuar një foto me Alex Soros dhe shkuan se kanë zhvilluar një darkë pune, ku kanë folur për Shqipërinë e rajonin dhe nxitjen e mëtejshme të nxënësve drejt teknologjisë digjitale.

“Me mikun e shtrenjtë Alex Soros pas një darke pune në Tiranë, ku folëm për Shqipërinë e rajonin dhe nxitjen e mëtejshme të nxënësve drejt teknologjisë digjitale”, shkrun Rama në postimin e tij.