MENU
klinika

I shtati më i lartë në të gjithë botën

Alpinistja Uta Ibrahimi në majën e malit të Dhaulagirit

18.05.2023 - 16:16

Alpinistja e njohur Uta Ibrahimi ka shndërruar në realitet një tjetër ëndërr të sajën. Sfidat e saj janë kthyer në triumf pasi ajo ka arritur në majën e shpellës së erërave – majën e malit të Dhaulagirit.

E mbështjellur nga mjegulla dhe veçantia e malit të shtatë më të lartë në tokë, Uta Ibrahimi edhe njëherë na ka treguar se nuk ka asnjë kufi për shpirtin aventurist.

Lajmi është bërë i ditur në faqen e saj Utalaya duke u shprehur se ky sukses vjen pas tre vitesh dhe dy tentativave të vështira të Utes.

“Ky mal i shkëlqyer është njohur si mali i shtatë më i lartë në të gjithë botën, me një lartësi të frikshme prej 8167 metrash. Sot, në orën 5:30 të mëngjesit, sipas orës së vendit në Nepal, Uta ka triumfuar në majën e malit. Kjo është thjesht një arritje e jashtëzakonshme. Le të shprehim nderimet tona dhe të falënderojmë Uta Ibrahimi për vullnetin, guximin dhe përkushtimin e saj të palëkundur”, shkruhet në njoftim.

Me arritjen e saj në majën më të lartë të Dhaulagirit, Uta Ibrahimi na tregon se asgjë nuk është e pamundur kur ndjekim ëndrrat tona me vendosmëri dhe përpjekje të palodhshme.

Ajo tashmë është një simbol i forcës dhe frymëzimit për gjithë gratë dhe burrat në të gjithë botën, të cilët mundohen të tejkalojnë çdo vështirësi dhe të arrijnë lartësinë më të lartë të ëndrrave të tyre.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin