15.05.2023 - 19:22
Kreu i ”Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori ka thënë në një prononcim për mediet se po pret që të përfundojë procesi i numërimit të votave dhe më pas do të mbajë një qëndrim për zgjedhjet vendore të 14 majit.
“Po pres përfundimin e procesit, gjithçka mund të ndodhë. Nuk kam ndonjë koment për momentin. Do ta analizojmë kuti pas kutie dhe do dalim edhe me një qëndrim.
E kam thënë që në fillim që do marrim nga 5-150 mijë vota, jemi aty midis kështu që nuk kam çfarë them më shumë,”- u shpreh Qori.
Theksojmë se deri më tani Qori ka arritur të marrë 11729 vota.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Zgjedhjet e 14 majit
KQZ merr vendimin për kandidatët e 11 bashkive
Këlliçi 28,7%! Bejko lë pas 3 kandidatë