MENU
klinika

Kurti dhe Vuçiç përballë njëri-tjetrit

Asociacioni merr jetë sot?

02.05.2023 - 11:41

Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në agjendën e takimit të sotëm, të prezantuar më herët nga burime nga të dyja qeveritë, bëhet me dije se pjesë e diskutimeve pritet të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe çështja e të pagjeturve.

Pritshmëritë janë që dy udhëheqësit të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, si dhe të diskutojnë për draft-statutin e Asociacionit, të krijuar nga i ashtuquajturi Ekip Menaxhues.

Kurti dhe Vuçiç u takuan për herë të fundit në Ohër, më 19 mars, kur edhe u pajtuan gojarisht për zbatimin e asaj që njihet si Marrëveshje Bazë, e që duhet të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kjo marrëveshje, e njohur më herët edhe si propozimi evropian, kërkon nga të dyja palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ka nisur qysh nga viti 2011.

Mbrëmjen e së hënës, kryeministri Kurti zhvilloi një takim dhe me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili theksoi rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm” të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Serbia vazhdimisht ka këmbëngulur në kompetenca të gjera për Asociacionin, teksa Kosova insiston se kjo gjë do të rrezikonte funksionalitetin e shtetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!