MENU
klinika

“Don Kishoti”

Aventurat e kalorësit të brengosur në TKOB

30.05.2023 - 12:36

Sot “Don Kishoti” ka shfaqjen e katërt dhe të fundit, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB). Baleti, një nga kryeveprat botërore, bazuar mbi romanin e famshëm satirik të Migel Servantesit, u mirëprit nga publiku në tri netët pararendëse.

“Don Kishoti” i mungonte skenës së TKOB-së prej më shumë se 20 vjetësh. Ai erdhi mjeshtërisht në skenën madhështore të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke sjellë tek publiku aventura e të qeshura.

Nëpërmjet figurave të gjuhës së trupës, nën koreografinë e Giuseppe Piccone-s dhe melodinë e Orkestrës Simfonike të TKOB-së, me dirigjimin e maestros Jacoppo Sipari u përcoll mjeshtërisht kryevepra botërore e kalorësit të brengosur që kërkonte lavdinë por që luftonte me mullinjtë e erës.

Idetë kostumografike të kësaj vepre ishin të Dea Bejlerit, drejtuese e trupës, Alisa Gjoni, shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TKOB-së dhe ndjekur nga solistët e Trupa e Baletit, duke bashkëpunuar ngushtë me nxënësit e Shkollës Kombëtare Koreografike.