MENU
klinika

“Kemi pasur opinionistë që janë bërë fansa”

Balina i ‘kundërpërgjigjet’ Arbana Osmanit

18.05.2023 - 11:30

Gjatë spektaklit të “Post Big Brother VIP”, Arbana Osmani u shpreh se opinionistët e edicionit të parë janë bërë fansa të disa prej banorëve të shtëpisë duke iu referuar kështu Balina Bodinakut e cila u zëvëndësua këtë vit nga Zhaklin Lekatari.

Abrana i tha Arbër Hajdarit dhe Zhakut se do e kishin më të lehtë punën nëse nuk do i qëndronin besnik deri në fund mendimeve të tyre:

“Ju do e kishit më të lehtë të bëheshit fansa…Vitin e kaluar kemi patur opinioniste që janë bërë fansa”.

E së fundmi ish-opinionistja ishte e ftuar në “Pardon My French” ku tregoi nëse mund të të afeksionohesh me një personazh kur je në pozicionin e opinionistit.

“Kanë qenë dy reagime, nuk e kam parë vetë live por kontaktin e parë e pata me furinë e mesazheve në Instagram që më erdhën. Nuk është e bukur dhe nuk është korrekte të diskutosh dhe të flasësh në kontekst negativ për një person që nuk ndodhet aty. Për më tepër jashtë kontekstit sepse je me personazhe të tjerë dhe në kohë tjetër. Megjithatë kur e pashë më ftohtë më mbrapa mendova që ka një gjë që nuk shkon dhe e gjykova si një shkarje e situatës nga ana e Arbanës duke qenë se herën e fundit që kisha folur me të ishte për të më ftuar pikërisht si një opinioniste në BBV”– u shpreh fillimisht Bodinaku.

“A afeksionohesh? Afeksionohesh me të gjithë praktikisht. Mua edhe tani më merr malli për personazhet e BBV1. Për sa kohë është opinioni im, nuk ekziston objetiviteti. Kur ti mban një opinion realisht nuk ndahesh dot nga ajo që ti je nga parimet, nga vlerat, nga ato që ti beson nga mënyra se si e sheh botën, nga ndjeshmëria jote, nga qasja që ke për fenomenet e ndryshme kështu që nuk e filtron dot opinionin tënd nga ajo që ti je. Në këtë kuptim opinioni i gjithkujt është subjektiv nuk ka një opinion objektiv dhe të gjithë shprehin atë që janë. Unë nuk e kuptoj fjalën fanse në këtë rast. Nuk ka sens”- përfundoi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Opinionistja e re dhe banorët e fortë

Balina Bodinaku komenton “BBV2”: Ja kë shoh fitues(e)

Rrëfehet Sonila Meço: Ja si është e vërteta

“Sherr” me Balina Bodinakun për vendin në “Big Brother VIP”?

"I rreshtuan Kiarës ish-të dashurit për show"

Balina Bodinaku kundra Big Brother