‘Rasti Negreira’, një skandal për të cilin Barcelona pagoi ish-zv.presidentin e CTA, José María Enríquez Negreira, për shumë vite vazhdon të jetë shkak për të folur. Tani, për shkak të sanksionit të mundshëm, që UEFA i vendos klubit të kryesuar nga Joan Laporta që mund ta lërë atë jashtë garave evropiane.
Kështu, sipas programit ‘Onze’ në ‘Tv3’ , klubi i Barcelonës ka kryer një studim për të zbuluar nëse mund të luante një kompeticion larg Europës, nëse sanksioni konfirmohej përfundimisht.
Një opsion, gjithmonë sipas këtij programi televiziv katalanas, do të ishte të luante miqësore dhe një tjetër të luante në një kompeticion si klub mysafir, diçka që mund t’i japë Barçës një shumë të mirë parash. Katalanasit janë fokusuar në ligat aziatike.
Nuk është opsioni i vetëm i konsideruar nga entiteti culé, pasi ky informacion tregon gjithashtu se është studiuar mundësia për të luajtur edhe në një ligë tjetër evropiane, në rast të një sanksioni në Spanjë. Në çdo rast, do të ishin partnerët ata që me një konsultim do të votonin për mundësitë.
Joan Laporta, presidenti i skuadrës së Barçës, u takua pak ditë më parë me Aleksander Ceferin, presidentin më të lartë të UEFA-s, për t’i dhënë shpjegime për skandalin e ‘rastit Negreira’ që e vendos Barçën në qendër të vëmendjes për pagesën e ish-zv.presidentit të CTA (kur ai mbante pozicionin) për të, siç dyshohet, të ndikojë te kolegji.