MENU
klinika

Paloka: Opozita të mbajë përgjegjësinë dhe të ringrihet

“Berisha nuk duhet të bëjë hap pas, Rama kërkon një PD të pafuqishme”

18.05.2023 - 11:09

Deputeti i PD, Edi Paloka jashtë Kuvendit ka komentuar humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku tha se kjo e fundit duhet të vijë me një frymë të re përballë qeverisë.

Paloka tha se në këto zgjedhje u bë çdo gjë për t’i vjedhur votën qytetarëve dhe se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të tërhiqet nga opozita pasi ky është dhe qëllimi i qeverisë Rama.

“Ne e dimë realitetin, kjo qeveri është. E dimë që i vjedhin dhe i manipulojnë, ne duhet të marrim përgjegjësinë për t’i mbrojtur. Përgjegjësitë tona janë ato që ju thash, qeveria që vjedh përdor çdo moment. Duhet të përballemi me qeverinë, Berisha nuk ka nevojë të bëjë hap pas pasi këtë kërkon Edi Rama dhe PD të shkalafitet, që të jetë e pafuqishme përballë makinerisë së kësaj qeverie. Alibej nuk ka pasur asnjë post, e mbaroi misionin aq e kishte. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ mori 500 mijë vota pa pasur asgjë, le ti bëjmë analizat siç duhet. Nëse e njohim realitetin, Rama do bëjë çdo gjë. KY vend në vend që të ulërijë se pse qeveria i vodhi zgjedhjet, këtu kryeministri bën çdo gjë. Si bindet ai që i thotë krimineli ose merr 50 mijë lekë ose ke punë me mua, duhet ti ktheheni hajdutit. Duhet të keni të gjithë një pikë të parë, ne jemi në regjim putinist me një palaço që vendos diktaturë. Ja ikëm ne, çfarë zgjedhim.

Kush të vijë ta pranojë, por të japin zgjidhje. Ne do bëjmë çdo përpjekje duhet ti rregullojmë defektet, nëse do vazhdohet me këtë frymë dhe gishti i drejtohet viktimës, kemi mbaruar të gjithë. Ata që shiten për 50 mijë lekë, nuk dinë as kush është kryeministër. Ky Rama i riu, që ka 25 vite në pushtet qenka i ri? Është i mirëpritur kushdo që di mënyrën për të rrëzuar diktaturën. Në pushtetin lokal ai që ka pushtetin di ta drejtojë, u bënë presione publike”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë do të ndodhë të premten në mbledhjen e kryesisë

Ikën Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji në krye të Grupit të Partisë Demokratike