MENU
klinika

“Rama me Doshin blenë zgjedhjet”

Berisha ‘zbut tonet’ për pjesën tjetër të PD: Deputetët u sollën sipas statutit në 14 maj!

20.05.2023 - 13:30

Pas zgjedhjeve të 14 majit, Sali Berisha ka zbutur tonet përkundrejt palës tjetër të Partisë Demokratike. Sot në komunikimin e tij të përjavshëm, Berisha është shprehur se në këto zgjedhje përveç Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, të gjithë deputetët e tjerë kanë mbështetur kandidatët e primareve në 14 maj. Ai thotë se sjellja e tyre në këto zgjedhje ka qenë Brenda parimeve dhe statutit të partisë, duke dhënë kështu sinjalet e para për një mundësi ribashkimi.

“Mendoj se zgjedhjet janë një test në të gjitha partitë, debatet janë një gjë normale, kur zgjedhjet janë një provë krejtësisht themelore që ndan ose bashkon njerëzit, përveç Bashës dhe Alibeajt nuk di deputet që të mos kenë mbështetur kandidatët e primareve dhe në këtë kontekst ata kanë qëndruar brenda parimeve të statutit të dhe PD”, tha Berisha.
Ai tha se Rama i ka blerë zgjedhjet, e ndërsa sipas tij, kjo taktikë nuk është përdorur kurrë nga ai.