MENU
klinika

Çfarë na pret?

BERZH bën parashikimin për ekonominë shqiptare

17.05.2023 - 16:24

Rritja ekonomike në vendin tonë do të jetë në nivelin 2.5% këtë vit. Parashikimi vjen nga BERZH, i cili konstaton inflacionin si faktor pengues për një rritje më të fortë.

Kosova pritet të ketë rritjen më të madhe me madhe në rajon me 3.5 %.

Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 2.5% më 2023, ndërsa në vitin 2024 rritja do të jetë 3.3%. Ky është parashikimi i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në projeksionin që ka bërë në raportin e fundit.

Sipas raportit, prodhimi në rajonin e BERZH pritet të rritet me 2.2 për qind në vitin 2023, ndikuar nga inflacioni, i cili mbetet ende në nivele të larta, pavarësisht prirjes në rënie.

Sa i përket konsumit, banka europiane thotë se ai ishte i qëndrueshëm në Shqipëri dhe rajon, edhe pse çmimet e larta e frika për rritjen e mëtejshme të tyre ishte e pranishme tek familjet.

Parashikimet e BERZH mbulojnë vendet në zhvillim në tre kontinente. Ekonomia e këtyre vendeve pritet të zgjerohet me 2.2 për qind në vitin 2023, pak më ulet se 2.3 për qind nga parashikimi i shkurtit.

Rritja pritet të përshpejtohet në 3.4 për qind në vitin 2024, ndërsa presionet inflacioniste po ulen gradualisht.

Ekonomistët e BERZH pohuan se ritmet më të ulëta të rritjes ketë vit u ndikuan nga tërmetet e shkurtit në Turqi, shtrëngimin e pritshëm të kushteve të kreditimit; reformat e vonuara në Mesdheun Jugor dhe lindor dhe inflacioni i vazhdueshëm në Evropën Qendrore dhe në shtetet baltike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jetojmë në një kohë të pazakontë!"

Guvernatori Gent Sejko rendit sfidat ekonomike

Parashikimet e BERZH mbi pasiguritë këtë vit

“Ekonomia do rritet me 4.5%, e fundit në Rajon”

Prof. Dr. Adrian Civici/ Cilat janë disa nga shkaqet kryesore?

“Goditjen më të rëndë e pësuan bizneset e vogla”