MENU
klinika

“Kryetarët t’i kryejnë detyrat në mjedise alternative”

Blinken reagon ashpër për tensionet në veri të Kosovës

31.05.2023 - 09:51

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken reagoi sërish në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, duke iu bërë thirrje palëve që të ulen dhe të punojnë paqësisht për një zgjidhje.

Diplomati e cilësoi të papranueshme dhunën ndaj gazetarëve dhe trupave të KFOR, teksa dënoi dhe vendimin e autoriteteve të Kosovës për të hyrë me forcë në institucione.

Gjithashtu, Blinken kërkoi dhe nga presidentit i Serbisë që të ulë nivelin e gatishmërisë së ushtrisë dhe të bëjë thirrje drejtuar qytetarëve serbë që të ndalen aktet e dhunës.

“Vendimi i qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave, i acaroi thellë dhe pa nevojë tensionet. Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij duhet të marrin masa që kryetarët e zgjedhur të komunave, t’i kryejnë detyrat e tyre të kësaj faze tranzicioni, në mjedise alternative, jo në ndërtesat e komunave dhe të tërheqin forcat policore përreth tyre.

Presidenti Vuçiç dhe qeveria e Serbisë duhet të ulin nivelin e gadishmërisë së forcave ushtarake serbe dhe t’i bëjnë thirrje banorëve serbë të Kosovës të mos kundërshtojnë KFOR-in dhe të mos kryejnë veprime të dhunshme”, thekson Sekretari Blinken.

Më herët, kryeministri Albin Kurti një deklaratë të ngjashme të sekretarit Blinken e cilësoi si të nxituar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Grupet në Veri janë paguar nga Serbia”

Albin Kurti: Nuk e dorëzoj Kosovën te milicitë fashiste


Portali i njohur i Brukselit i zbulon “sekretin”

Jeta luksoze e Vuçiçit është e paimagjinueshme për serbët

Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit