Kontributi i Mbretërisë së Bashkuar në misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) do të vazhdojë deri në vitin 2026. Lajmi u dha nga ministri britanik i Mbrojtjes, James Heappey gjatë një vizite në Kosovë.
Në njoftim zyrtar të ministrit britanik thuhet se Kosova është një partner i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa sjell në kujtesë njohjen e shpejtë të Kosovës dhe faktin se forcat e Mbretërisë së Bashkuar kanë marrë një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe forcimin e sigurisë në rajon për më shumë se dy dekada.
‘Zgjerimi i angazhimit tonë në kuadër të KFOR-it nënvizon angazhimin tonë të palëkundur për të mbështetur sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, -u shpreh ministri gjatë vizitës ku u takua edhe me presidenten Osmani e kryeministrin Kurtin.