MENU
klinika

Arrestimi i Belerit

Bushati: Kandidatët e opozitës kanë vetëm dy alternativa, të burgosen ose të jenë ‘çuna të mirë’

12.05.2023 - 18:17

nalisti Andi Bushati shkruan se kandidatët e Opozitës kanë vetëm dy alternative në këto zgjedhje. Në një postim në Facebook, Bushati shton se kush kandidon kundër pushtetit, ose do të burgoset, ose do të shikojë kundërshtarin që i vjedh votat. Referuar heshtjes së autoriteteve kundrejt denoncimeve për emrat e Partisë Socialiste, ai shton se SPAK punon vetëm për njërin krah.

Postimi:

Kush kandidon kunder pushtetit ne keto zgjedhje ka vetem dy zgjidhje: ose do beje çunin e mire duke pare si kundershtari i blen votat, ose do perfundoje ne burg nese perdor te njejtat mjete loje si rilindasi (se policia, prokuroria, spak punojne vetem ne njerin krah).

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri u arrestua dhe akuzohet për shit-blerje votash. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për ndikimin që ka bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij me 3 persona të tjerë, avokatë, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “Aktivitet për zgjedhjet në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votes. Opozita dhe Greqia kërkon lirimin e tij.