MENU
klinika

"Sindroma ruse e vdekjes së papritur"

Çfarë fshihet pas vdekjeve të personaliteteve ruse?

23.05.2023 - 14:04

Një listë e gjatë personalitetesh ruse kanë vdekur papritur në vitin 2022, madje edhe në kaq pak muaj të vitit 2023, duke krijuar atë që quhet “sindroma e vdekjes së papritur ruse”. Shumë njerëz kanë humbur jetën, në rrethana krejtësisht të ndryshme. Megjithatë, e vetmja gjë që të gjithë kanë të përbashkët është se janë të pasur dhe të pushtetshëm. Ose armiq të presidentit rus, Vladimir Putin. Rasti i fundit, është ai i zëvendësministrit të Shkencës të Rusisë, Pyotr Kucherenko, që vdiq papritur të shtunën. Ai u sëmur gjatë një fluturimi për në Moskë, siç shkruan Daily Mail, megjithatë edhe këtë herë ka një hije misteri që e rrethon vdekjen e tij të çuditshme. Kucherenko, 45 vjeç, po kthehej nga një udhëtim pune në Kubë dhe avioni duhej të bënte një ulje emergjente në Rusinë jugore, konfirmoi Ministria e Shkencës dhe Arsimit të Lartë. Mjekët mbërritën shpejt, por nuk mundën të shpëtonin Kucerenkon. Familja e tij tha se Kucherenko kishte probleme me zemrën, por shkaku i saktë i vdekjes do të merret vesh pas autopsisë. Kucherenko la pas gruan e tij, këngëtare e njohur, dhe djalin 15-vjeçar, Konstantin.

Humb jetën në mënyrë të mistershme

“Pushtimi fashist”

Pasi u njoftua se Kucherenko kishte ndërruar jetë, gazetari i pavarur Roman Super reflektoi mbi vdekjen e tij dhe tha se “kërcënimi i tij i vjetër” i kishte thënë se ai nuk mund të largohej nga Rusia, edhe pse do të bënte mirë të ikte, sidomos pasi kritikoi luftën e nisur nga Vladimir Putin në Ukrainë, duke e quajtur “ pushtim fashist”. Roman Super tha në rrjetin social Telegram se ka folur me Kucherenkon disa ditë para se të largohej nga Rusia. Dyshja thuhet se diskutoi planet e Kucherenkos për të ikur gjithashtu nga Rusia dhe çfarë pasojash kishte sjellë pushtimi. Super thotë se Kucherenko e këshilloi të largohej menjëherë nga Rusia dhe të shpëtonte veten dhe familjen. “Nuk do ta njohëshmë Rusinë brenda një viti. Duhet të largohesh menjëherë”, i kishte thënë ai. Kur Super e pyeti mikun e tij nëse po planifikonte të largohej, ai ishte përgjigjur: “Tani kjo nuk është më e mundur. Na konfiskuan pasaportat. Dhe nuk ka asnjë vend në botë ku zëvendësministri i Rusisë do të ishte i lumtur pas këtij pushtimi fashist.”Kur u pyet se si po kalonte në Rusi, Kucherenko kishte thënë: “Unë jam duke pirë antidepresantë dhe qetësues në të njëjtën kohë. Por nuk më ndihmojnë shumë… Askush nuk lejohet të thotë asgjë. Menjëherë e shtypin si morrat”. Në fluturimin në të cilin ishte Kucherenko, ishin edhe zëvendëskryeministri i Federatës Ruse Dmitry Chernyshenko dhe zëvendësdrejtori i Departamentit për Amerikën Latine të Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse Andrey Guskov.

A Current Affair: Mysterious and sudden new wave of Russian oligarch deaths over last year

“Sindroma ruse e vdekjes së papritur”

Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, shumë oligarkë relativisht të rinj rusë dhe zyrtarë qeveritarë kanë vdekur në mënyrë misterioze.Tashmë ka më shumë se 20 shembuj të tillë. Muajin e kaluar, shefi ekzekutiv i një kompanie energjetike, Igor Skurko, u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut pasi u akuzua për marrje ryshfeti. 49-vjeçari ishte zëvendësdrejtor i përgjithshëm i kompanisë ruse të energjisë Yakutskenergo. Ai ishte anëtar i partisë politike pro-Putin, “Rusia e Bashkuar”, por anëtarësimi i tij u pezullua pas akuzave për ryshfet. Dy muaj më parë, manjati rus i naftës Vyacheslav Rovneiko, 59 vjeç,“u gjend pa ndjenja” natën vonë në shtëpinë e tij. Mjekët nuk arritën ta shpëtonin.Në shkurt, një burokrate ushtarake që kritikoi Kremlinin për humbjet në Ukrainë, ra nga kati i 16-të në Shën Petersburg.Njerëz të tjerë të njohur, përfshirë ligjvënës, kanë rënë gjithashtu nga dritaret. Në dhjetor, Pavel Antov, një politikan dhe biznesmen i pasur në partinë e Putinit, u gjet i vdekur para hotelit të tij në Indi, dy ditë pas vdekjes së një prej miqve të tij në të njëjtin udhëtim. Aksidente të ngjashme kanë ndodhur edhe me individë të shquar në sektorin energjetik të Rusisë. Ravil Maganov, kryetari i bordit të kompanisë së dytë më të madhe ruse të naftës Lukoil, vdiq pasi u rrëzua nga dritarja e një spitali në Moskë në shtator. Sakaq, raste të tjera ka patur edhe mevarje të dyshimta apo mënyra të tjera vetëvrasjeje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si oligarkët rusë po vrasin njëri-tjetrin

Masakra në Moskë, një betejë e përgjakshme për pushtet