MENU
klinika

Analiza

Çfarë do Ukraina të arrijë me kundërofensivën?

18.05.2023 - 13:05

Oficeri ukrainas na telefon përmes aplikacionit “Google Meet” vetëm 5 minuta përpara intervistës sonë, duke e dërguar linkun nga lagjet që ndodhen diku në rajonin jugperëndimor të Ukrainës, Zaporizhzhia. Ai nuk pranon të na thotë saktësisht se ku.

Nënkoloneli dhe njësia e zbulimit që ai komandon, u dërguan në këtë pjesë të frontit që në fund të shkurtit të këtij viti. Që atëherë, ata kanë vëzhguar linjat e frontit dhe bëjnë hartat e llogoreve të hapura nga trupat ruse. Dronët, imazhet satelitore, misionet e zbulimit të vijës së parë: Njësia ukrainase i ka përdorur të gjitha mjetet që ka në dispozicion.

“Sigurisht që pjesëtarët e kësaj njësie janë të lodhur”- thotë komandanti. Në javët e para të luftës, ata ndihmuan në ndalimin e sulmit fillestar ruse drejt kryeqytetit Kiev. Në vjeshtën e vitit 2022, ata ishin pjesë e çlirimit të Kersonit, suksesi i fundit i madh ushtarak për ukrainasit.

Së shpejti, ata ka të ngjarë të marrin pjesë në një betejë tjetër jetike, e cila mund të diktojë zhvillimet e ardhshme në këtë luftë. Gjatë disa muajve të fundit, udhëheqja në Kiev ka përgatitur një kundërofensivë në shkallë të gjerë.

Janë formuar njësi të reja luftarake dhe janë dërguar armatime të rënda nga vendet anëtare të NATO-s, përfshirë tanke luftarake, armë vetëlëvizëse dhe automjete të blinduara. Ushtria ukrainase ka trajnuar dhjetëra mijëra trupa të rinj, disa në bazat brenda Ukrainës dhe të tjera në vende si Britania, Polonia dhe gjetkë, nën drejtimin vigjilent të personelit ushtarak amerikan dhe gjerman.

Ukraina synon të dërgojë në front të paktën 12 brigada të reja, me deri në 50.000 trupa. Synimi i tyre është të kapërcejnë pozicionet e mbrojtura mirë nga rusët, dhe të çlirojnë sa më shumë territore të pushtuara në jug dhe lindje të vendit. Megjithatë, ukrainasit nuk po përballen vetëm me ushtrinë ruse.

Ukraine's counter-offensive: the war reaches a 'decisive moment' | Financial Times

Ata po përpiqen të ruajnë edhe mbështetjen e opinionit publik në Perëndim. Nëse kundërsulmi nuk jep rezultate të dukshme, mbështetja në vendet partnere të Ukrainës mund të fillojë që të gërryhet. Për më tepër, ndryshimet politike në vendet anëtare të NATO-s – sidomos një fitore e mundshme e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së vitin e ardhshëm – mund të rrezikojë dërgesat e ardhshme të ndihmave dhe armëve. Se ku dhe kur do të sulmojnë trupat ukrainase, ky informacion dihet nga vetëm pak njerëz në pozitat e larta drejtuese ushtarake dhe qeveritare ukrainase. Por mendohet gjerësisht se kundërofensiva do të nisë me siguri së shpejti. Ndoshta brenda vetëm disa javësh apo edhe disa ditësh.

Nënkoloneli në Zaporizhzhia, thotë se njësi të reja të trajnuara në Perëndim u vendosën vetëm javët e fundit në seksionin e tij të frontit. “Luftimi prej disa muajsh, ka qenë diçka pozitive për moralin e trupave. Trupat e rinj janë të trajnuar dhe të pajisur shumë mirë. Por ato nuk kanë luftuar më herët. Përvoja e vërtetë e fushëbetejës, nuk mund të zëvendësohet sado i mirë të jetë trajnimi. Mbetet të shihet se sa mirë janë të përgatitur trupat e rinj”, -thotë më tej ushtaraku ukrainas.

Nënkoloneli thotë se trupat ukrainas në këtë rajon, po përballen me ushtarë të ushtrisë së rregullt ruse, së bashku me pjesëtarë të Gardës Kombëtare Ruse dhe forcave speciale nga GRU, agjencia e inteligjencës ushtarake ruse. Këta të fundit, thotë nënkoloneli, kanë një disiplinë dhe moral më të mirë se trupat e rregullt, të cilët ndonjëherë pinë tepër alkool dhe jo gjithmonë u binden urdhrave.

Por ai thekson se nuk ka parë asnjë parashutist rus, të cilët konsiderohen veçanërisht të ashpër dhe që ishin përgjegjës për një numër jo të vogël të viktimave ukrainase në Kherson. “Ata janë ndoshta të gjithë në Donbas”- thotë ai. Pavarësisht se janë tronditur nga bombardimet, linjat ruse janë të mirëfortifikuara.

Siç mund të shihet edhe në imazhet satelitore, pozicionet mbrojtëse janë të siguruara në mënyrë të 3-fishtë: me llogore, fusha të minuara dhe pengesa të njohura si “dhëmbët e dragoit”. Është e paqartë nëse njësitë e reja ukrainase do të sulmojnë në këtë vend.

Dislokimi diku, mund të jetë lehtësisht një mashtrim për t’i ngatërruar rusët, dhe për t’i larguar ata nga një përparim diku tjetër në vend. Rusia vazhdon të mbajë pothuajse 1/6 e territorit të Ukrainës, përfshirë pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut në lindjen e vendit, së bashku me pjesë të konsiderueshme të rajoneve Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

Ndaj ekzistojnë një sërë pikash që mund të synohen nga kundërsulmi. Udhëheqja ukrainase mund të grupojë trupat e saj së bashku për një sulm të vetëm të madh, ose të nisë një seri të pafund sulmesh më të vogla gjatë disa muajve të ardhshëm në vende të ndryshme përgjatë frontit.

Ushtria e Kievit mund të sulmojë në Zaporizhzhia, dhe të përpiqet njëkohësisht të arrijë brigjet lindore të lumit Dnieper në Kherson. I mundur është një përparim përmes qytetit Vuhledar drejt Mariupolit, ashtu si edhe një sulm në zonën Kupiansk dhe Svatove, në një përpjekje për të ndërprerë linjat ruse të furnizimit për trupat e saj në Donbas.

Zelensky calls Germany a 'true friend' as Ukraine prepares counter-offensive | Arab News

Por nëse ekziston një qendër nervalgjike për praninë ushtarake ruse në Ukrainë, ai është qyteti i Melitopolit në pjesën jugore të rajonit Zaporizhzhia. Një qendër e rëndësishme hekurudhore, rreth 65 kilometra prapa frontit, qyteti është jetik për logjistikën ruse në Ukrainën jugore.

Një avancim ukrainas në Melitopol, do të krijonte jo vetëm një pykë midis trupave ruse në jug dhe atyre në lindje, por mund të rrezikonte edhe linjat ruse të furnizimit në Krime, të cilën Moska e aneksoi në 2014. Kjo rëndësi strategjike, shpjegon arsyen pse pozicionet ruse në veri të qytetit janë kaq shumë të fortifikuara.

Ndërkohë udhëheqësit në Kiev, kanë filluar kohët e fundit të përpiqen të ulin pritshmëritë për këtë kundërsulm. “Njerëzit jashtë Ukrainës po presin për diçka të madhe. Por unë kam frikë se pritshmëri të tilla mund të çojnë në një zhgënjim emocional”- tha së fundmi Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksi Reznikov për gazetën amerikane “Washington Post.

Kundërofensiva e afërt ukrainase do të ketë karakterin e saj, thotë Franc-Stefan Gedi, ekspert ushtarak në Institutin për Studime Strategjike Ndërkombëtare në Londër. Ai beson se një përparim i ngadalshëm, i ngjashëm me atë në Kherson, ka më shumë gjasa të ndodhë sesa një sulm i shpejtë në shkallë të gjerë si në Kharkiv.

Ukraina do të ketë në dispozicion edhe 230 tanke luftarake perëndimore, përveç 1550 mjeteve të blinduara dhe të paktën 260 topave të tjerë. Gedi beson se asnjë sistem i vetëm armësh nuk e vendos fatin e një lufte, pasi gjithçka ka të bëjë me përdorimin e armëve në kombinim me taktikat.

Sipas tij artileritë gjermane Panzerhaubitze 2000 dhe tanket Leopard 2, do të vazhdojnë të jenë kyçe në betejat e ardhshme, por dhe sistemet moderne të mbrojtjes ajrore. Por nuk duhet edhe faktori njerëzor. “Lufta është gjithmonë një kaos. Një komandant i aftë e kthen atë në kaos të organizuar”- nënvizon Gedi, që e vizitoi qytetin Bakhmut në fillim të marsit.

Sidomos në operacionet sulmuese, thotë ai, është jetike që vendimet t’u delegohen komandantëve individualë në nivel terreni. Vetëm ata janë realisht në gjendje të reagojnë ndaj ndryshimeve më shpejt dhe të përfitojnë nga hapësirat që mund t’u shfaqen. Gedi beson se çdo kundërsulm mund të konsiderohet një sukses, vetëm nëse siguron një mbështetje afatgjatë nga Perëndimi.