MENU
klinika

Nga shpronësimet te Unaza e Madhe tek...

Çfarë vendimesh u morën në mbledhjen e qeverisë shqiptare

17.05.2023 - 20:09

Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, ku u morën disa vendime mbi një sërë çështjesh.

Disa prej vendimeve kishin të bënin me shpronësimet e pronarëve të ndërtesave, ku kalojnë segmente rrugore.

Më poshtë janë përcaktuar ekzaktësisht zonat që do të preken nga shpronësimet dhe shumat që qeveria ka akorduar në total për këto shpronësime.

Pjesë nga vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë:

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I RRUGËS SHËNGJIN – BAKS-RRJOLL, SEGMENTI NGA KM + 0.00 DERI NË KM 7 + 310”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i rrugës Shëngjin – Baks – Rrjoll, segmenti nga km + 0.00 deri në km 7 + 310”.
Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Lezhë.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, “pyll”, “truall” dhe “kullotë”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 144 537 067.63 (njëqind e dyzet e katër milionë e pesëqind e tridhjetë e shtatë mijë e gjashtëdhjetë e shtatë pikë gjashtëdhjetë e tre) lekësh.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 144 537 067.63 (njëqind e dyzet e katër milionë e pesëqind e tridhjetë e shtatë mijë e gjashtëdhjetë e shtatë pikë gjashtëdhjetë e tre) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Lezhë.
Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Lezhë.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Lezhë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Lezhë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Lezhë, pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Lezhë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Lezhë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Lezhë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Lezhë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZONA E TEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK “TEDA TIRANË””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Zona e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik “TEDA Tiranë””.
Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 115 458 560 (njëqind e pesëmbëdhjetë milionë e katërqind e pesëdhjetë e tetë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë) lekësh.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 115 458 560 (njëqind e pesëmbëdhjetë milionë e katërqind e pesëdhjetë e tetë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Tiranë.
Bashkia Tiranë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Tiranë.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 2, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 2, pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
Ngarkohen Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 2, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.662, DATË 13.10.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “RISHIKIMI I PROJEKTIT PËR SEGMENTIN RRUGOR TË VAZHDIMIT TË ‘UNAZËS SË MADHE’ TIRANË NGA ‘SHESHI SHQIPONJA’–‘BULEVARDI I RI’ DHE ‘RIKUALIFIKIMI I ‘UNAZËS LINDORE’ PËR LOTET 4, 5, 6”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.662, datë 13.10.2022, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, “tokë arë”, “ndërtesë”, “apartament”, “njësi” dhe “bodrum”, me një vlerë të përgjithshme prej 3 851 711 841.5 (tre miliardë e tetëqind e pesëdhjetë e një milionë e shtatëqind e njëmbëdhjetë mijë e tetëqind e dyzet e një pikë pesë) lekësh.”.

Në pikën 4 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej “3 158 206 249 (tre miliardë e njëqind e pesëdhjetë e tetë milionë e dyqind e gjashtë mijë e dyqind e dyzet e nëntë) lekësh” ndryshon dhe bëhet “3 851 711 841.5 (tre miliardë e tetëqind e pesëdhjetë e një milionë e shtatëqind e njëmbëdhjetë mijë e tetëqind e dyzet e një pikë pesë) lekësh”.
b) Në shkronjën “a”, vlera prej “3 035 497 750 (tre miliardë e tridhjetë e pesë milionë e katërqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekësh” ndryshon dhe bëhet “3 729 003 342.5 (tre miliardë e shtatëqind e njëzet e nëntë milionë e tre mijë e treqind e dyzet e dy pikë pesë) lekësh”.
Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 140 000 (njëqind e dyzet mijë) lekë, përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.”.

Pikat 7 dhe 8 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Agjencia Shtetërore për shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.”.
Tabelës bashkëlidhur vendimit në fuqi i shtohet tabela, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, si dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bashkia tha ikni merrni lekët, banka thotë nuk ka"

Banorët bllokojnë punimet në rrugën Shkodër-Velipojë

Qeveria Kurti merr vendim

A do të ketë sot protesta?