MENU
klinika

"Ajo forcë s’e ka në ADN bashkëpunimin…"

‘Cilën bashki rrezikon të humbasë PS?’, Rama: Non-grata, damkosje serioze!

03.05.2023 - 09:54

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën si i ftuar në ‘Wake up’ në Top Channel.

Duke u ndalur te zgjedhjet e 14 Majit, ai u shpreh i bindur se Partia Socialiste e diskuton mundësinë e humbjes në shumë pak bashki tëvendit.

“Në të gjitha fushata kjo është një fushatë ndryshe, nuk e ndjej si një betejë si të tjerat me kundërshtarë konkret. E ndjej si përcaktuese për të ecur përpara. Patjetër që si kemi bërë gjërat mirë. Duke e parë nga afër bilancin, kemi bërë gjëra të mira në bashki, qytetet janë të pastra, përjashto Shkodrën. Akoma sot vazhdojnë kazanët mbushen me plehra rrinë me ditë në rrugë. Qytetet sot nuk kanë probleme me ujin e pijshëm, sot mbulojmë më shumë sesa mbulohej përpara 90-tës. Në te gjitha qytetet nuk është refreni “do tju sjellim ujë”, pjesa më e madhe e ka. Tirana është më e vështira se ka një rritje të madhe të popullsisë. Është shumë e rëndësishme të përmirësojmë bilancin. Nuk është fushatë konfrontuese, kemi preferuar ta mbajmë komunikuese, nuk janë kundërshtarët në sensin e përplasje. Kemi shumë pak bashki që janë në diskutim. Një kandidat është më shumë sesa një person, është një burim energjie që ka të bëjë me mbështetjen që ka, ka të bëjë me forcën që përfaqëson, nëse është i pavarur ka të bëjë me atë shtresë apo grup që mund të jenë bashkuar për ta mbështetur.”– tha Rama në Wake up.

Ai është ndalur tek deklarata e tij se nuk do të bashkëpunojë me bashkitë ku mund të fitojë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Sipas Ramës janë pikërisht ata që s’e kanë bashkëpunimin në ADN.

“Jo nuk do të bashkëpunojmë sepse s’dua unë, por eksperienca ka treguar se edhe pa pasur këtë ngërç kaq të madh të një damkosjeje e cila është shumë serioze, bashkëpunimi ka qenë i vështirë për shkak të kulturës politike të asaj force që s’ka bashkëpunim në ADN e vet. Tani bëhet me e vështirë, gjithë përpjekja është të luftohet. Në fund të ditës themeli është çfarë do ofrosh më mirë. Përmbytjet janë një probleme më të mëdha, kemi marrë masa. Ne në Shkodër kemi pasur një situatë barrikade, në sensin e bashkëpunimit të bashkisë me Qeverinë. Ne e kemi bërë punën në Shkodër, që nuk kanë qen të lidhura me aprovimin e bashkisë, rrugën Shkodër-Velipojë. Është një rrugë alpesh perfektë, po bëjmë rrugën Shëngjin-Velipojë, pro këto janë vendime qe nuk varen nga bashkia. Pengesa e bashkisë është e vazhdueshme, tani që fjalim rruga është e penguar nga ana e Shkodrës sepse bashkia nuk lëshon letrat. Bashkia nuk jep lejen për të filluar punën. Me bashkitë e tjera, halli është ndryshe sepse ka projekte, i bien dyerve”– tha Rama në WakeUp.