MENU
klinika

Puna është “Mall”...

Rritja e pagave ‘frenon’ emigracionin

29.05.2023 - 13:16

Mendimi ekonomik në situatës ku vëndit po i ikën rreth 50 % e popullsisë, rreth 65 % të moshave 18-55 veç, farca më aktive e punës evidenton se Shqipëria ka mundësi të frenojë emigracionin, duke Rivlerësuar punën dhe duke kthyer syrë nga prodhimi vëndas,që janë themeli i jetës së njerëzimit të çdo vëndi.

Ekonomia në Makro përcakton Nivelin Jetësor ose Sindikalist, mandej përcakton pagat mbi bazën e “Çmimit të Punës” sipas produktivitetit,duke patur llogjikën,dëshirën dhe vullnet politik të votës qeverisëse ! Njerëzit në fshat ose qytet,në mal ose fushë,tek pivati ose në shtet, kur nuk marrin atë që meritojnë sipas punës dhe kualifikimit për njësinë e kohë, për jetesë të qetë me djersë, kërkojnë zgjidhje me tërë hapsirat ! Kjo po i ndodh Shqipërisë !

Në 32-vitet e demokracisë tek ne, reforma e vlerës së punës nuk është bërë dhe as studjuar e plotë edhe pse është një nga kategoritë me të ndjeshme ekonomike të jetës së një populli, nga e cila varet produktiviteti, informaliteti, korrupsioni. Është ajo, që i bën njerëzit të ndjehen me dinjitet ose të pa vlerësuar në vëndin e tyre, ndaj duhet kushtohet vëmëndja, prej menaxhimit qeverisës .
Mendoj se ende vëndi është në limtet e veprimit për vlerësimin e krahut të punës, që krijon produktet dhe të mirat jetësore. Nëse pronarët privat ose të punësuarit në sektorin shtetëror nuk e ka kuptuar, njërëzit në vështirësi jetes i japin vetë zgjidhje situatës ! Me “një pashportë, me pak valutë, me një biletë mbyllin sytë”dhe kërkojnë, si Amerikanet rreth dy- tre shekuj përpara jetesën diku tjetër. Përgjithësisht. duke qënë nevojtar e puntor, mbi 95 % e emigrantëve Shqiptar, me vështirësi, ambjentohen në emigrim, por kokën mbrapa e mbajnë ! Kjo është e dhimshme !

Shteteve si, Anglia, Gjermamia, Suedia, Amerika, etj , korelacioni i përcaktimit të çmimit të punës i ka zgjatum gati dy shekuj. Vëndi ynë, ku Pavarsia u fitua në 1912,mandej Mbretëria më pas i idologjinë e Marksit me Socializmin “ekstrem”, duke zëvëndësuar tregun me planin,zbatoj kategori ekonomike “dëshira” e jo sipas shkencë ekonomikë ( pagat qesharake) e ka më se të domozdoshme ta zgjidhë këtë situat shpejt,se përvoja ekziston. mjafton vetëm përshtatje sipas kushteve reale të vëndit.

Demokracia solli ekonominë e tregut në vitin 1991, por në themel nuk zbatoj rregullat e ekonomisë kapitaliste, duke mos e trajtuar pronën dhe njeriun si marrdhënje dhe produktivitet. Qeveritë njëra pas tjetrës, u futën në një trazicion ku mendimi subjektiv dominoj ? Koha më e madhe ju kushtua mbajtjes së pushtetit, jo mirqënjes së njerëzve, u abuzua me resurset tashëguesë dhe pak ju kushtua rëndësi tregut dhe kategorive ekonomike. Ky realiet evidenton se diçka duhet bërë për të mbajtur njerëzit në çdo cep të teritorit ku krijohen të mirat e mirqënje ! Në të kundërt për të ardhur keq, rrudhja e popullsisë do jetë e madhe, për jetë e pagë me të mirë, në një kohë që pozicioni gjeografik i vëndi tonë është në brezin klimaterik më të mirë , me bregdet, me mbi 270 ditë me diell,me ujra dhe pasuri natyrore, që mban me jetese , jo 3-4 milion banor, por tre- kater fishin e tyre !

E shoh Pozitiv vendimin e i Kryeministrit Rama në rritjen e Pagës Minimale, si fillesë për të shkuar te “Çmimi i Punës”, kategori ekonomike me ndikim në prosperitetin e vendit,por është ende shumë e vogël !

Boshllëku i dukshëm në shumë sektor të ekonomisë për punonjës, pas largimit nga vëndi jo vetëm të puntorëve të pa kualifikimin , por edhe specjalistë me kalifikim të lartë deri në atë Universitar, Qeveria veproj në rritjen e pagës minimale,si hapi i nisur, i pandaluar “ilaçi” që rikthen shpresën e njerëzve .

Mandej Kryeministri deklaroj objektivin e pages mesataere në administratën publike 900 Euro brënda dy vitesh dhe paga minimale do e çojmë 60.000 lekë muaj !

Miratimi së fundi i pagave të Administratës Shtetërore e vlerësoj pozitiv,se ishte një rritje e ndjeshme ,e cila aqë sa ka efekte pozitive,po aqë efekte ka në presionin që Zoti Rama e vuri veten për pjesën tjetër të shoqërisë,që ka paga e pensione shumë të ulta.Ndaj një rrugë ka : rritja e pagave dhe pensioneve në këto nivele,duke qënë tërësisht i sigurtë që jo vertëm buxheti e përballon, por që ditën e “ nesërve” rritja nëse bëhet i kthehet pothuajse deri 40 % buxhetit.Bëhët fjalë që pagat e pensionistëveqë janë ushqime dhe ilaçe !

Rritjes pagës minimale nuk duhet ekzagjeruar,se është vetëm 184 leke në ditë, baras me 3 (tre) kafe,por edhe pse e vogël hapi rrugë progresit në interesin për punën. Ta zëmë që kjo vlerë do sjellin pasoja në biznes dhe ekonomi ? Sa peshë ka zëri paga në koston e një produkti ! Nëse kjo rritje page ka efekt në fatin e biznesit, ai biznes duhet parë, se kolapset nga inflacioni, nga çmimeve e lëndeve të para, ndihmëse, të energjise,si dhe të politikave tatimore etj janë shumë të mëdha. Kjo masë e të tjerë,kërkojnë menxhim më të saktë të biznesi, të qënë progresin dhe kohor me të rejat e shkencës, se pa produktivitet dhe efektivitet asnjë biznes nuk mundet të jetoje gjatë edhe sikut të mos rritet asnjë lek zëri paga.

Përjashtuar fasonerinë që duhen kompesuar se paga zë mbi 35 % në kosto, sektorët e tjerë të mendohen mirë me planet e tyre të biznesit qoftë në fazën projektuese dhe realizuese . Shqiptarët ijanë me arsim të lartë e të mesëm dhe zënë ndër vëndet e para në Europë për 1000 banorë. Veç kësaj ,45 % e forcave të afta për punë punojnë në emigracion, kryesisht në Europë, në SHBA, etj ku marrin një pagë, pothuaj sa të Presidentit tonë. Ndaj situatën e pagash të ulta shqiptarët nuk e pranojnë se nuk janë as Afrike, as Amerik Jugore,as Afganistani.Ndaj problemi i largimi njerëzve ëshë shqëtësues?

Jetojmë në kohë luftrash(Ukrahinë,Sudan),me Inflacion. Çmime të rritura, me Covid,me Termet, përsëri ekonomisë i krijohen hapsira për zhvillim !
Në kapitalizëm krizat janë çfaqur herë të forta ose të dobëta. Vetë sistem nuk i shpëton as inflacionit dhe as krizat që lindin dhe shërohen, duke e konsoliduar mendimin ekonomik,
Socializmi në Shqipëri si idologjia sunduese, nuk mendonte që modeli ekonomik i zhvillim do e çonte vëndin në krizë ! Por koha vërtetoj se vëndin jo vetëm e zuri krizë ekonomike, por model kur u prish,çoi në shkatërrinin edhe të gjërave të mirë të bërë në harkun 50 vjecar, si lufta ndaj alfabetizmit, sëmundjeve, u hap universiteti, u bene me shkollë të mesme mbi 85 % të rinjve, ngriti hidroçentrale gjigande, fabrika të thjeshta e deri me mijë puntorë ,thithi tërë prodhimet bujqësore e blektorale, përgatiti tërë llojet e profesioneve, rajonizoj teritorin me burimet prodhuese, ktheu “dheun” e fjetur në shekuj, mineralet krom,baket,naftë në punë dhe prodhim. Fundi, pothuaj oxhakët e fabrikave janë pa tym ? Fatale për një komb ! U humb puna dhe kjo i largoi njerëzit nga vëndi !

Rritjen e Pagës Minimale,një element i Vlerës së Punës, duhet bërë siç e bën bota që prej vitit 1870.

Kapitalizmi gjërat i ka të qarta dhe të adresuara në çdo qelizë,pasi konkurenca nuk lë boshllëqe. Paga si elemet i shpenzimeve të prodhimit ose shërbimit është e rikthyeshme nga realizimi i prodhim/shërbimit.Pra paga nuk ka kufi, atë nuk e paguan pronari nga “xhepi”, nuk është dëshirë ! Çdo aktivitet Prodhon/shërben realizon, rishpëndan vlerën e elementëve të kostos dhe detyrimet e tjera, deri tek fitimi. Ky cikel është i pandërprerë në plotësimin e kërkesëve të tregut, deri tek tregu Global.

Në mbrojte të punonjësve ka Ligje,Konveta,për të drejtat e detyrimet e palëve. Roli i qeveriosjes Qëndrore dhe Lokale është kordinues dhe veprues, se që pas vitit 1870 u nda pozicioni i sindikatave, punëdhënsve dhe shtetit. Nga koha në kohë, nga u kosoliduan disa parametra të koreluar, që synonin pagën të lidhin me nivelin jetësor, me detyrimet e palëvë për punë më cilësi dhe pagë të kënaqëshme, që puntori të jetë sa më konfort me familjen.

Aktualisht sot, në SHBA, në Europë shteti bashkë me sindikatën caktojnë pagën orare, pagat orjentuese sipas kualifikimit, të cilat dalin pasi është përcaktuar Niveli Jetësor ose sindikalist.

Ekonomia e tregut nuk është “paushallë” siç thonë Kosovarët. A mendon biznesi, psh, ndërtuesit që arrijnë fitime të larta,ndaj sektorëve e tjerë për të njëjtën vlerë investuese! Kërkojnë blerësa për apartamentet, harrojnë se kanë paguar punonjësit pak, në një kohë që emigracioni largon të rinjtë, të cilët blejmë shtëpi në Europe e gjetke. Kjo është njëlloj për tërë biznest,ndaj korelacioni punë-cilësi-pagë-efektivitet,-produktivitet janë të lidhura me ndikim të jashtëzakonshëm në fatet dhe treguesit e çdo biznesi.
Studjusit,Akademikët,Menaxheret,Admistratorët,Pronarët, Ligjvënsit dhe Ekzekutiv Qeverisës i detyron jeta,morali dhe Kushtetuta të bashkëpunojnë për interesin e popullit !
Studjuesit,Akademikët kanë vetëm fjalën!

Ligjvënësit janë siguria Ligjore e mbrojtjesë së interesave të popullit dhe vëndit ! Qeverit si menaxhuesit e kohës,parësore kanë mirqënjen e popullit votues !

Sindikatat janë zëri i mbrojtes së punonjësve dhe ligjeve të punës dhe kontratave.

Këto së bashku duhet ti japin jetë njëherë e mirë tre fazave që lidhen me “Çmimin e Punës”,sepse është pozitive rritja e pagës minimale dhe rrogave të administatës, por krijon probleme në pjesën më të madhe të njerëzvë që janë në sektorin privat dhe atyre që janë në pension !

Problemet e shpërblimit kalojnë disa hapa të cuilat duhet të jenë trasparente :

Së Pari : Të përcaktohet Niveli Sindikalist ose Minimumi Jetik,

Së Dyti : Të përcaktohet pagën orare në shkallë vëndi, sipas degëve .

Së Treti :Të përcaktohet klasifikimi dhe niveli i pagave bruto, i specjalistevë me arsim të lartë ,siç e ka Amerika dhe të tjerët.

Janë edhe këto rrugë që Shqipëria të frenojë largimin e njerëzvë nga vëndi. U bënë 32 vjet pas 1991 që shteti mbështetet në traun e doganës dhe tatim-taksave, në një kohë që të ardhurat kryesore duhet të vinin nga puna, nga produktiviteti dhe efektiviteti. Kjo kërkon përmbysje të metodikave dhe praktikave ekzistuese !

Të punohet në vitin 2023 pa zbatuar rregullat ekonomisë së tregut, të kontabilitetit,të bilaçeve,të analizën ekonomike menaxheriale, siç i mësojnë në shkallë studentet, do të thotë të ndertohet një “godinë ekonomike” që i zërë brënda të gjithë ! Ndaj rritja e pagave në sektorin privat është i detyrushëm, jo me “lutje” dhe frike.

Ndaj kalimi sa më shpejt i niveli jetësor,si bazë e pagës minimale, indeksimi i pensioneve dhe paga minimale të shkojë jo më pak se 60.000 leke ndoshta edhe para vitin 2025, do sjelle ndryshime në frenimin e largimit të trurit ,ekujliber monetar,duke i dhënë frymarrje t ekonominë ! Shpresoj të realisohen ! Populli ynë ëshët vital, por edhe esktremist!

Vëndi ynë ka përvoja jo të mira në këtë drejtim dhe jo shumë larg në kohë.Në vitet 1978 u çfaqën influencat e prishjes më Kinezët. Populli shikonte mungesa në lendeve të para, filloj rënja e punës dhe shfrytëzimi i kapaciteteve. Nga ana tjetër. u muarën masa”injorante” duke u kaluar në heqjen e bagëtive dhe shkurtimin e oborreve 65 % në teritorin e vëndit. Nuk kalun as 2 vjet, me mik mund gjeje një pako kafe,mungese dhe radhe për qumësht,mish, çdo gjë me racion,etj.Kjo situata u thellua ,u bë mbytëse dhe në fund te vitive 1989-1990 ekonomia u kolaps totalish,se ishte ndërtuan me konception e ekonomisë së mbyllur,pa menaxhim konkurues. Njërëzit në “rehati” paguheshin pak, ishin pothuaj të barabartë të pa stimuluar dhe pas viteve 1985 kolapsi erdhi drejt falimentimit total,për mungesë mjetesh monetare dhe treg efektiv.Brezat që jetojnë ende i kujtojnë gabimet !.

Kur Amerika implementon “Standart të Ri Ekonomik” po ne a nuk duhet të duhet të refletojë !

Fjalët e Presidentit Biden drejtuar kombit para pak kohësh : “Plani im ekonomik ka të bëjë me investimet në vende dhe njerëz që janë harruar.”.Fokusi të prodhimet vendore ku ,druri, qelqi, gipsi, kabllot me fibra optike… rrugët dhe urat do të bëhen me produktet amerikane,duke zbatuar Standart të ri në ekonominë amerikane”Këtë gjë duhet të bëjë edhe vëndi jonë,që të sigurojë progres për hapjen e punëve për tërë njerëzit, mundësitë janë !

Liria e tregut , çekujlibrohet nga anashkalimi i ligjeve ekonomike, sjellin pasoja për biznesin, por më shumë e ndjen populli dhe buxheti i shtetit, qe të dyja të mos dalë me rënje të konsumit dhe të ardhurave , por të jetë nxitës për të punuar dhe marrë më shumë,që të përballojë drejtëperdrejtë rritjen e çmimeve dhe koston korelative të jetesës.

Ekonomia nuk është shkencë ekzakte, por gabime nuk fal !

Tiranë,më 28..05.2023 Prof Ass. Dr. Iljas Mehmeti, Kolegji “Wisdom”

Blerina Qose. Master Administrim Publik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mësuesit, mjekët dhe infermierët rritje reale 0%, deputetët dhe ministrat deri në 90%

Reforma e pagave thellon pabarazinë

"Do rishikojmë emërimet e drejtorëve të shkollave"

Rama: Do mbajmë premtimin, brenda këtij mandati rrisim pagat e mësuesve…