MENU
klinika

Shkak dyshohet pagesa e qirasë

Del foto/ Ky është Lekë Vuksani që ekzekutoi me kallash kushëririn

02.05.2023 - 17:49

Personi që shihni në foto është Lekë Vuksani, autori i vrasjes së Petrit Vuksanit në lagjen “Skënderbej” të qytetit të Shkodrës.

Vuksani është qëlluar për vdekje me kallashnikov nga personi në fjalë që ishte me qira në shtëpinë e 51-vjeçarit që humbi jetë. Në momentin e ngjarjes Vuksani ka qenë i vetëm në banesë, ndërsa autori raportohet se ka hyrë në pallat dhe më pas në shtëpi duke e qëlluar disa herë me armë zjarri.

Burime për media bëjnë me dije se shkak i kësaj ngjarje mund të jetë bërë një sherr që ka pasur autori me viktimën. Petrit Vuksani dyshohet se ka nxjerrë nga shtëpia Lekë Vuksanin, të cilin e kishte kushëri për shkak se nuk i kishte paguar qiranë. Petrit Vuksani kishte pak muaj që ishte kthyer nga Anglia.

Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjajre të rëndë si dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.