MENU
klinika

Kurti pas takimit me ambasadorët e QUINT

“Dënojmë dhunën ndaj KFOR, policisë së Kosovës e gazetarëve”

29.05.2023 - 21:41

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ambasadorët e Quintit dhe të BE-së. Përmes një postimi në facebook ai thotë se shpreh shqetësimin për dhunën dhe dënoi sulmet kundër policisë së Kosvoës, KFOR dhe gazetarëve.

“Grafitet e ultranacionalistëve serbë në makinat e NATO-s kujtojnë kohët e errëta të Kosovës” shkruan Kurti në një postim në tëitter duke shtuar se “Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”

Edhe ambasadori Hovenier, së bashku me diplomatët kryesor perëndimorë u takua pasdite me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar situatën në veri.

Ai ritheksoi shqetësimin për zhvillimet në zonë dhe nevojën për të ulur tensionet, ndërsa tha se i është kërkuar kryeministrit Kurti të marra hapa për të siguruar shtensionimin.

“SHBA dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, duke përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër trupave të KFOR që kërkojnë të ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dëshiron të shkaktojë kolaps në rajon"

Tensionet në veri/ Vuçiç: Kurti është i vetmi fajtor


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!