MENU
klinika

Ceremonia e kurorëzimit

Detajet dhe simbolikat që qëndrojnë pas veshjes së mbretit

06.05.2023 - 12:00

Pallati Buckingham ka zbuluar disa nga detajet historike që mbreti Charles III do të mbajë për ceremoninë e kurorëzimit të tij të shtunën, duke përfshirë ato të veshura më parë nga nëna dhe gjyshi i tij në momentet e tyre gjatë kurorëzimit.

Monarku britanik do të vishet me një shtresë prej ari, të njohur si “Supertunica” dhe “Manteli Perandorak”, i endur me fije me ngjyra, të veshura të dyja nga nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II për kurorëzimin e saj në 1953.

Këto janë vetëm disa nga detajet e veshjes gjatë kurorëzimit në Westminster Abbey në Londër. Supertunica (mantel) u krijua në vitin 1911 për kurorëzimin e Mbretit George V dhe më vonë u vesh nga Mbreti George VI për kurorëzimin e tij në 1937.

Manteli ka një rrip prej pëlhure ari dhe i qëndisur me fije ari. Më pas mbreti do të veshë një mantel perandorak, i cili u krijua për kurorëzimin e mbretit George IV në 1821 dhe që nga ajo kohë është ripërdorur nga monarkët britanikë.

Detajet e saj të ndërlikuara përfshijnë emblemat e kurorave plus trëndafila me ngjyra.

Kur bëhet fjalë për aksesorët, Mbreti Charles do të mbajë një dorezë lëkure e bardhë e zbukuruar, e qëndisur me emblema kombëtare duke përfshirë trëndafilin Tudor, gjembaçin, gjethet e lisit dhe lisat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN