MENU
klinika

Analizon reagimin e Greqisë për çështjen e Fredi Belerit

“Deti”, Nazarko: Dy palët kanë arritur nivel të kënaqshëm marrëdhëniesh

22.05.2023 - 17:25

Analisti Mentor Nazarko i ftuar në studion e “Tirana Live”, me gazetaren Elisa Gjerani është shprehur se reagimi i qeverisë greke në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit në Himarë mund të jetë përdorur dhe  si një mënyrë për të siguruar mbështetje disa zona greke.

Nazarko ka theksuar se sjellja e qeverisë greke ndaj çështjes Beleri nuk i ka kaluar kufijtë edhe pse me raste shfaq karakter shantazhues.

Ky është një fakt që ka peshuar në llojin e retorikës dhe për shkak të eksperiencës që kamë në marrëdhënien shqiptare-greko, ky presion ka qenë shumë më i madh me masa që kanë pasur karakter politike, me ton kërcënues. Kjo sjellje e qeverisë greke nuk ka kaluar kufijtë krahasuar me rastet e tjera. Natyrisht ka karakterin e shantazhit, pasi autoritetet e dinë që fati i tij eshtë në duart  e SPAK  nuk mund të ndërhysh në marrëdhëniet dhe kushtet e një vendi. Qeveria greke dhe kryeministri Mitsotakis, e kanë përdorur çështjen Beleri për të arritur kuotat e veta në disa zona”, ka thënë ai.

Ndërkohë në lidhje me zgjedhjet ne Greqi dhe me faktin se asnjë shqiptar nuk ka fituar një mandate deputeti, Nazarko është shprehur se shpërndarja e shqiptarëve dhe mos marrja pjesë në votime mund të jetë dhe një shkak për këtë rezultat.

Gjithashtu analisti ka theksuar se Rama dhe qeveria shqiptare kanë marrëdhënie të mirë me homologët grek dhe pse nuk kanë arritur që të kenë zgjidhje për problemet historike dhe të tashme.

“Greqia nuk është një vend liberal për dhënien e shtetësisë greke, janë rreth 160 mijë shtetas shqiptarë dhe një pjesë e tyre janë minoritar dhe është një përqindje e vogël e shqiptarëve që krahasuar me ato që janë në mënyrë të paligjshme është më e madhe. Shpërndarja e shqiptarëve dhe partitë kryesore nuk kanë arritur që të përfshijnë në listë individë që janë përfaqësues dhe te pjesa  greke. Në Greqi ka fituar stabiliteti ka fituar bindja e grekëve. Përgjithësisht marrëdhëniet janë të mira pasi kanë qenë e majta me të majtë, por Rama e prishi këtë tendencë dhe Rama ka vendosur marrëdhënia të mira metë dy palët, por ka qenë dhe agresiv me raste siç është çështja e Detit dhe marrëdhëniet greko turke ku dy palët kanë arritur nivel të kënaqshëm marrëdhëniesh. Për të treguar këtë nivel marrëdhëniesh ishte edhe ekspozita e Ramës në Athinë. Por thënë këtë akoma qeveria shqiptare nuk ka arritur të kete një bilanc arritjesh apo zgjedhjeve të problemeve historike dhe të tanishme. Ka marrëdhënie mes Ramës dhe Mitsotakis, por nuk ka përparim në lidhje me debatet siç është heqja e ligjit të luftës apo me problem të tjera siç është çështja e pensioneve etj”, ka thënë ai./abcnews.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Të mos bëhemi armiq dhe të mos zihemi! Ka ardhur koha që…"

Rama i dërgon mesazh Mitsotakis me vargjet e Naim Frashrit të shkruar në greqisht

"Absurditet që duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve tona"

Rama nga Athina kërkon shfuqizimin e ‘ligjit të luftës’ me Greqinë

Rama: Jo të gjitha dallimet janë sheshuar!

“Greqia sot është e juaja, saç është edhe e grekëve”

Mesazhi i ministres Elisa Spiropali nga Athina

“Me grekët zemërgjerë ndamë bukën e kripën”