Këtë të hënë në kryeqytet po mbahet një protestë me rastin e 1 majti, nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile. Tubimi po mbahet tek pedonalja në Tiranë nga anëtarët e shoqërisë civile, ku deri më tani ka qenë paqësor, me thirrjen që punëtorët, qytetarë t’i bashkohen për të ngritur zërin në lidhje me padrejtësisë që i bëhen në punë.
“Është një kërkesë e hershme për të drejtat në punë që vëmendje duhet të jetë në mënyrë të balancuar si për punësimin ashtu edhe për standardet e punës. Fillimisht duhet të kthejmë vëmendjen, të bisedojmë dhe të flasim për të drejtat në punë dhe pastaj të implementojmë këto të drejta”, tha një prej përfaqësuesve të organizatave.
Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.
Kujtojmë se Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).
U hap kështu rruga për protesta të përgjithshme dhe u kërkua një ditë, pikërisht 1 maji, në të cilën të gjithë punëtorët të ushtronin presion për të drejtat e tyre.