MENU
klinika

"Ndërhyra vetëm për t’i ndarë..."

Dhunohet Erion Isai, kandidati i “Bashkë Fitojmë”

14.05.2023 - 09:51

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani ka dhënë deklaratë për media pas konfliktit të shënuar në mesnatën e djeshme pranë fshatit Qinam, ku u godit kryebashkiaku Erion Isai.

Konflikti ka ndodhur mes kryetarit aktual të bashkisë Erion Isai dhe disa personave ku njëri prej tyre është arrestuar ndërsa tjetri është në procedim penal.

Teksa Isai po udhëtonte në drejtim të banesës i kanë dalë para disa persona dhe mes tyre ka pasur edhe konfrontim verbal.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani tha se ka marrë një informacion që Isai po shpërndante para në këmbim të votës dhe menjëherë ka lajmëruar policinë e më pas është nisur vetë për në vendngjarje, ku tha se ka ndërhyrë për shuarjen e konfliktit.

Ethem: “Kam bërë një fushatë modeste pa asnjë lloj problemi. Dje ishte heshtje elektorale. Dje në mesnatë Isai ka qenë në fushatë bashkë me kryetarin e PS-së dhe një grup shoqëruesish në fshatin Qafëzez. Kryetari i qendrës së votimit më njoftoi që kishte shkuar Isai aty bashkë me kryetarin e PS-së. Menjëherë kam marrë në telefon shefin e komisariatit, meqë sot është heshtje zgjedhore merrni masa të mos ndodhë ndonjë incident. Me të marrë këtë informacion, djemtë e fshatit e kanë ndaluar Isain në fshatin Qinam. Kam tentuar të zbus gjakrat pasi incidenti mund të ishte më i rënde. Kanë dashur të më godasin si kryetari i PS-së, ashtu edhe shoqëruesit e Isait. Unë jam babai juaj, jam kandidat, do ta zgjidhim këtë situatë, iu thashë. Më pas ka ardhur policia dhe kanë tentuar edhe në prezencë të tyre të më godasin. Iu thashë që çështjen do ta zgjidhim në Komisariat,Unë skam pasur asnjë lloj sherri. Vendosa të shkoj vetë aty se i thashë shefit të policisë shko përpara se do të vij unë pas. Pyesni shefin nëse nuk më besoni. Unë vajta më përpara dhe i kam ndarë unë ata që po bënin sherrin nuk i ka ndaluar policia. Unë habitem çfarë shteti është ky, çfarë policie është kjo.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa votojnë për herë të parë

Sot në qendrat e votimit 3.6 milionë qytetarë