Për herë të parë në historinë e tyre, Milani dhe Interi do të përballen pesë herë në një sezon të vetëm; për momentin bilanci në 2022/23 mes dy skuadrave anon nga zikaltrit, falë dy fitoreve kundrejt njërës kuqezi.
– E sotmja është gjithashtu hera e dytë në historinë e Ligës së Kampionëve të UEFA-s që dy italianë takohen në gjysmëfinale – kjo kishte ndodhur më parë vetëm në 2002/03, me Milanin që u kualifikua në dëm të Interit me dy barazime, njëri nga të cilët me gola në fushë kundërshtare. I vetmi precedent në të cilin dy skuadra nga i njëjti vend janë përballur në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve gjatë 10 sezoneve të fundit daton në 2016/17, në kryqëzimin midis Realit të Madridit dhe Atletikos të Madridit.
– Kjo është hera e pestë që “djalli” do të përballet me një kundërshtar italian në Champions. Në katër rastet e mëparshme ka kaluar raundin ose ka fituar trofeun.
– Konkretisht, Milani është i pamposhtur kundër Interit në Ligën e Kampioneve, falë dy barazimeve (në gjysmëfinalen 2002/03) dhe dy fitoreve (në çerekfinalen 2004/05) – njëra prej të cilave 3-0 në tavolinë.
– Interi ka shënuar vetëm një gol deri më tani në Champions kundër Milanit, nëpërmjet Obafemi Martinsit më 13 maj 2003, duke mbetur pa gola në tri rastet e tjera.
– Derbi i Milanos është gjithashtu përballja mes dy skuadrave të fundit italiane, që kanë fituar Ligën e Kampionëve: Interi në 2010 dhe Milani në 2007; në total, 10 nga 12 trofetë e fituar nga skuadrat italiane ndërmjet Ligës së Kampionëve u ngritën nga kuqezinjtë (7) ose zikaltrit (3).
– Në përgjithësi janë 235 ndeshje zyrtare mes Milanit dhe Interit, ku zikaltrit kanë arritur 87 fitore, kundrejt 79 kuqezi, duke plotësuar tablonë me 69 barazime.
-“Djalli” do të përpiqet të kalojë në një tur eliminator kundër Interit për herë të parë nën drejtimin e Stefano Piolit (hera e fundit daton në 2017/ 18, në çerekfinale të Kupës së Italisë me Xhenaro Gatuzon në stol); Në tri përballjet më të fundit jashtë Serisë A, kuqezinjtë gjithashtu nuk kanë arritur të shënojnë një gol të vetëm, kundrejt gjashtë të pësuarve.
– Në 14 derbet e fundit, Interi ka arritur 9 fitore kundër 3 kuqezi (2 barazime) dhe, konkretisht, në katër nga pesë ndeshjet më të fundit, zikaltrit kanë mbajtur portën e pastër.
– Hera e fundit që ekipi i Piolit humbi nga një ndeshje në të gjitha kompeticionet pasi kishte udhëhequr dy gola në pjesën e parë ishte kundër Interit, në Serinë A, më 9 shkurt 2020.
– Rezultati më i shpeshtë në ndeshjet ndërmjet Interit dhe Milanit është 1-1, në përfundim të 33 ndeshjeve duke marrë parasysh të gjithë turnetë: ndër këto një nga dy ndeshjet gjysmëfinale të Champions-it 2002/03.
– Golashënuesi më i mirë në aktivitet në derbin e Milanos është Zlatan Ibrahimoviç (10 gola, tetë prej të cilëve me fanellën e kuqezinjve), ndërsa i pari është Andrij Shevçenko, autor i 14 golave në ndeshjet mes këtyre dy skuadrave.
– Lautaro Martinez ka shënuar 7 herë kundër Milanit në 12 ndeshje në të gjitha garat (përfshirë 4 në katër ndeshjet e fundit), asnjë lojtar nuk ka shënuar kaq shumë gola kundër kuqezinjve që nga viti 2018/19 (sezoni debutues i argjentinasit) deri më sot. Për më tepër, “demi” është golashënuesi i dytë më i mirë i huaj në historinë e Interit në derbin e Milanos, pas Stefano Niers (11).
– Romelu Lukaku ka shënuar saktësisht një gol në të pesë derbet e Milanit të luajtura nga minuta e parë në të gjithë turnetë.
– Rafael Leao ka marrë pjesë në të paktën tre gola në një ndeshje të vetme vetëm një herë me fanellën e Milanit, më 3 shtator 2022 në kampionat kundër Interit (dy gola dhe një asist në atë rast).
– Dy lojtarët më të vjetër nga pesë ligat më të mira europiane që morën pjesë në të paktën 10 gola në sezonin 2022/ 23 janë Edin Xheko dhe Olivie Zhiru, të dy të lindur në 1986-ën.
– Trajneri që ka më shumë pankina në ndërqytetësen milaneze është Helenio Herrera (20), ndërsa ai që ka më shumë suksese është i punësuar në gjysmëfinalen tjetër të këtij Champions-i, Karlo Ançeloti (10).
– Në sfidën e radhës të dyfishtë, Stefano Pioli (13) mund të kalojë Roberto Mançinin (14) në pozitën e gjashtë mes trajnerëve me më shumë paraqitje në derbin milanez. Për të, dy prezenca si zikaltër dhe 11 me kuqezinjtë.
– Stefano Pioli ishte trajner i Interit midis viteve 2016 dhe 2017: në 27 ndeshje në krye të zikaltërve, 14 fitore, tri barazime (dy prej të cilave kundër Milanit) dhe 10 humbje.