MENU
klinika

Analiza

Dora e Putin pas fitores së Erdogan, si ndërhyri në zgjedhje

30.05.2023 - 11:45

Fitorja e presidentit tuk Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të së dielës duket se ishte edhe një fitore për homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Erdogan mposhti Kemal Kilicdaroglu, kreun e Partisë Popullore Republikane të qendrës së majtë (CHP), duke fituar mandatin e tij të tretë pesë-vjeçar që nga marrja e detyrës në vitin 2014.

Kundërshtari i tij ishte vetëm katër përqind pas tij.

Ky është rezultati që dëshironte residenti Vladimir Putin, nuk është çudi që ai ishte një nga të parët që e uroi liderin turk.

Putin bëri atë që mundi ta bënte në favor të Erdoganit, përkrahjen ndaj tij përfshirë shtyrjen e një pagese prej 600 milionë dollarësh për gazin natyror rus.

Marrëdhëniet e Putinit me shumë liderë botërorë u tensionuan pasi ai filloi pushtimin e Ukrainës shkurtin e kaluar. Turqia, megjithatë, ka marrë një rol të rëndësishëm në konflikt, duke shërbyer shpesh si ndërmjetëse midis Kievit dhe Moskës.

Vetë Erdogan ka mbështetur Ukrainën, por ka ruajtur gjithashtu marrëdhënie të ngushta diplomatike me Rusinë.

Të dy vendet shtrihen përgjatë Detit të Zi, kështu që mbajtja e lidhjeve të forta ekonomike ka mbetur një prioritet për të dyja qeveritë. Veçanërisht, veprimet e Turqisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) janë në linjë me interesat e Rusisë.

Turqia ka penguar Suedinë dhe Finlandën për t’u anëtarësuar në NATO, që do zgjeronte aleancën, gjë që nuk i pëlqen aspak Putinit. Mbeti e paqartë se si do të kishte ndryshuar qasja e Turqisë ndaj diplomacisë nëse Kilicdaroglu do të kishte fituar.

Gjatë fushatës, ai tha se do të krijonte marrëdhënie më të forta me Perëndimin dhe shprehu mbështetje për anëtarësimin e Suedisë në NATO së shpejti.