MENU
klinika

Policia në ndjekje të ‘fermerëve’

Droni zbulon parcelën e kanabisit në Lezhë

05.05.2023 - 13:18

Një parcelë me kanabis është zbuluar gjatë kontrolleve me dron të ushtruar nga policia.

Gjatë operacionit janë asgjësuan 270 bime narkotike. Policia po vijon punën për kapjen e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi

Grupe të Policisë së Lezhës, të pajisura me dronë, në terren, për të parandaluar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.

Kontrollet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë në kuadër të planit operacional antikanabis të koduar “Imazhi”.

Konstatohet përmes përdorimit të dronit, dhe goditet që në fazat e para, një rast tjetër i kultivimit të bimëve narkotike.

Zbulohet një ambient i hapur, pronë publike në malin e Rrencit, ku kultivoheshin rreth 270 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në zona të pyllëzuara dhe në terrene malore të qarkut të Lezhës, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në faza fillestare, të rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, grupet e kontrollit antikanabis të Policisë së Lezhës, në kuadër të planit operacional në nivel qarku, të koduar “Imazhi”, falë përdorimit të dronëve, kanë konstatuar një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kësaj faze të planit operacional “Imazhi”, si rezultat i përdorimit të dronit, në një ambient të hapur, pronë publike, në malin e Rrencit, u konstatuan të mbjella rreth 270 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.