MENU
klinika

Banorët e Bërxullës dalin në protestë

“E kanë nxjerrë fshatin jashtë funksionit, s’dimë ku të shkojmë”

07.05.2023 - 10:59

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë sot duke kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar. Për mediat, banorët kanë deklaruar se ky projekt e ka nxjerr fshatin e tyre jashtë funksionit apo nuk ka as nënkalim dhe as mbikalim për të shkuar në banesat e tyre. Banorët gjithashtu kanë shtuar se nuk dinë se ku të shkojnë për të marrë zgjidhje.

“Rruga e nxjerr fshatin jashtë funksionit. Duhet të bëjmë 10-15 km për të ardhur në banesat tona. Të jesh mirë e bukur në shtëpinë tënde në rrugë që janë prej kohës, ekzistuese. Sot i shkatërrojnë pa dhënë asnjë lloj zgjidhje për fshatin si do të jetë e aksesueshme edhe brenda fshatit. Nuk ka as nënkalime, as mbikalime dhe as rrugë dytësore. Ty të bën që me këtë projekt të fluturosh në hënë. Sot nuk dimë ku të shkojmë. Nuk na japin asnjë lloj zgjidhje. Thonë këtë situatë po e studiojmë dhe po e shohim edhe njëherë në studiot tona si do zhvillohet. Këtu bëhet një maskaradë në këtë njësi administrative. Ata që janë ngarkuar për t’i dhënë zgjidhje, nuk i dalin llogaritë. Distanca 100 metra me ne, është rruga e aeroportit”, thanë banorët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin