Ish-i dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e cilëson ‘Open Balkan’ si OJQ (organizatë jo qeveritare). Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’, ai tha se ka besim në konceptin e hapjes së ballkanit për tregtinë, por jo idetë e komplikuara se duket si një OJQ që po punon për interesat e veta.
Ai sugjeron që të kemi një sistem të hapur tregtar, me pak politike.
“Mua më pëlqen ideja e vendeve të Ballkanit që punojnë bashkë për tregtinë. E mbështes Open Balkan nëse “O” është e vogël, dhe jo nëse kthehet në stilin e OJQ. Besoj në konceptin e hapjes së ballkanit për tregtinë, jo idetë e komplikuara se duket si një OJQ që po punon për interesat e veta. Unë mbështes të kemi një sistem të hapur tregtar, më pak politike”-tha Grenell.