MENU
klinika

"Deputetët kërkuan t’iu rritet paga direkt se lodhen shumë"

E tregon Rama: Ja kur do të miratohet rritja e pagave në Parlament

22.05.2023 - 18:54

Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot se ligji për rritjen e rrogave do të kalojë këtë të enjte për miratim në kuvend.

Këtë ai e bëri të ditur gjatë turit të sotëm falenderues me qytetarët e Bulqizës dhe Dibrës. Rama shpjegoi dhe arsyen e ngërçit të ligjit, duke thënë se ishte penguar nga deputetët.

“Ligji për rritjen e pagave kalon në parlament këtë javë. Arsyeja pse ligji ngeci është se unë i thosha qeverisë dhe deputetëve që do ju rritet rroga të fundit fare. Ministrat ranë dakord. Kur shkojmë në parlament deputetët thonë i duam pagat tani se lodhemi shumë.

Me kalimin e ligjit të pagave që do garantojnë fillimin e rritjes së madhe që kemi thënë. Pagat e rritura do të merren që nga 1 Prill që shkoi. Kur të merret paga e parë të mos kujtojnë se ajo që është ajo e muajit. Do jetë edhe paga e prillit, dhe e majit. Votat i kemi marrë, zgjedhjet kanë mbaruar.

Megjithëse ka kaluar kohë për shkak të vonesës, vonesën nuk e do e paguajnë ata që marrin pagën por do marrin atë që është premtuar. Prillin që vjen rritja do të përfundojnë të gjithë dhe do të kemi në Shqipëri një pagë mesatare 900 euro.”-tha kryeministri Edi Rama.