MENU
klinika

Ngjarja tronditëse

“E vrava se s’më bëri drekën”, rrëfehet autori që vrau me sëpatë kunatën në Elbasan

17.05.2023 - 19:47

Është zbardhur dëshmia e 58-vjeçarit Tefik Tashi, i cili ditën e sotme në Elbasan vrau me sëpatë motërën e gruas, 44-vjeçaren Alma Qevanin.

Tashi për policinë tha se e vrau 44-vjeçaren Alma Qevani, pasi kjo e fundit nuk i kishte bërë drekën, e më pas e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij.

“E vrava se s’më beri dreken. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”, tha ai, raporton “Top Chennel”.

Autori dyshohet se vuante nga shëndetii mendor. Ai nuk ka shfaqur asnjë shenje pendese dhe është shfaqur i bindur duke pretenduar se ka bërë gjënë e duhur.

58-vjeçari u kap nga policia në fshatin Bradashesh, teksa mbante në dorë armën e krimit, një sëpatë, dhe me duart e gjakosura po vraponte në drejtim të paditur.

Sëpata është sekuestruar në cilësinë e proves material, ndërsa grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN