Kanë nisur procedurat mes Shqipërisë dhe Marokut për të kryer ekstradimin e autorit të vrasjes së Ardian Nikulajt, në vendin tonë. Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë Marokut dosjen me prova e fakte ndaj Ruben Saraiva, për vrasjen që ndodhi më 19 prill në Shëngjin. Provat do të bindin autoritetet marokene se janë në rrugë diplomatike, duke kërkuar ekstradimin e tij.
Me Marokun nuk ka një dokument ekstradimi, por në bazë të reciprocitetit të ndërsjelltë mes dy vendeve ka patur raste të dorëzimit të kërkesave të kërkuara nga ekspertët.
Gjykata Marokone ka dhënë ndaj Saraivës masën 40 ditë paraburgim për efekt të urdhërimit të arrestit ndërkombëtar lëshuar nga Shqipëria. Autori i vrasjes së Nikulajt, u kap ditën e dielë (6 Prill) në Marok, ndërsa Interpol Tirana njoftoi partnerët për praninë e tij atje, pasi Ruben Saraiva ka lidhje me disa anëtarë nga Maroku.
Ndër provat më të forta që lidhin Saraivën përtej deklarimeve, pamjeve filmike, shoqërimeve të filmuara me Edmond Haxhia është edhe ADN, prova biologjike e përftuar nga rrobat dhe çakakëzi që ai ka në shtëpinë e Haxhisë në Kakarriq të Lezhës, ku u gjet edhe motorri që u përdor në krim.
SI NDODHI VRASJA?
Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor.
Ruben Saravia u largua nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva.