Xhinset janë ndër ato veshje të cilat nuk njohin stinë dhe nuk dalin kurrë nga moda. Nëse i kombinoni në mënyrën e duhur, mund të krijoni “look-e” fantastike në bazë të stilit tuaj personal. Me to mund të dukeni sportive, sikurse gati për një darkë romantike, nëse i vishni me një bluzë elegante dhe pak takë. Tani që po afron sezoni i verës, presim të rikthehen xhinset e bardha. Ato janë perfekte për ditët e nxehta të verës, një mbledhje me miqtë apo edhe për takim të papritur pune. Xhinset e bardha krijojnë një pamje të pastër, fine dhe mund të vishen thuajse me çdo gjë. Nga një bluzë e thjeshtë dhe atlete, te një bluzë me pak dekolte dhe sandale me platformë, xhinset e bardha mund të përshtaten lehtësisht me çdo stil. Për më tepër, ato janë një alternativë paksa më veçantë nëse jeni lodhur nga xhinset standarde ngjyrë blu. Megjithatë, për shumë njerëz, stilimi i tyre mund të jetë pak i vështirë. Nëse jeni një ndër këta persona, mos u shqetësoni dhe na e lini ne në dorë kombinimin e tyre.
Në vijim dëshirojmë t’ju tregojmë disa ide nga “stili i rrugës”, me të cilat do të dukeni bukur dhe tërë klas:
Xhinse të bardha pas trupit+xhaketë sportive e zezë “oversize”+bluzë e zezë+balerina
Xhinse të bardha+T-shirt i bardhë+çantë e vogël e zezë
Xhinse të bardha të gjera+bluzë me detaje interesante+sandale të sheshta
Xhinse të bardha+kanotjere shumëngjyrëshe+rrip lëkure+çizme të shkurtra të bardha
Xhinse të bardha+ xhaketë xhins e bardhë+këpucë të zeza+çantë e vogël dore
Xhinse të bardha+këmishë e bardhë “oversize”+ taka të zeza