MENU
klinika

Rrogozhinë

EU4Culture organizon panairin e artizanatit

23.05.2023 - 14:58

Rivendosja e Traditës Artizanale” (Recraft the past, build the future) është panairi i organizuar nga EU4Culture në qytetin e Rrogozhinës.

Në panairin dedikuar artizanatit, kryesisht qëndismave, kanë marrë pjesë edhe nxënës të shkollave 9-vjeçare e atyre të mesme të zonës, të cilët kanë sjellë punime të dala nga duart e tyre.

Ata kanë sjellë në panairin e Rrogozhinës qëndisma, punë me grep, piktura si dhe punime të realizuara me materiale të riciklueshme. Qëllimi i panairit është ruajtja e traditës shqiptare në artizanat dhe trashëgimi brez pas brezi i saj.

EU4Culture është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, që ka nisur prej janarit të vitit 2021 dhe që do të vazhdojë deri në fund të vitit 2024. Ky program mbështet sektorin kulturor e krijues, me një përqendrim të veçantë në qytete jo qendrore, të Evropës Lindore.