MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Fëmija im ka pulla të kuqe në trup. Çfarë është?

23.05.2023 - 13:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, fëmija im është mbushur me pulla të kuqe në trup. Çfarë është?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Nga simptomat që po më përshkruani mund të jetë urtikaria. Urtikaria është reaksion i lëkurës i karakterizuar nga guna të vogla, të kuqe të lokalizuar në një pjesë të trupit. Ajo mund të shfaqet dhe të zhduket përbrenda pak orëve. Mund të shkaktohet nga këto gjëra:

1.Urtikaria nga djersa
2. E shkaktuar nga fërkimi
3. Urtikaria nga infeksionet virale dha bakteriale
4. Alergjia në ushqime
5. Kafshimet nga insektet

Urtikaria zakonisht kurohet vetë pa ndonjë trajtim. Për më tepër do t’ju sugjeroja një vizitë më specifike tek dermatologu.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si të zgjidhni të duhurin

Kremi kundër diellit: A ka rëndësi SPF?