MENU
klinika

48 milionë euro në tavolinë

Ferrari ‘rrëmben’ Lewis Hamilton nga Mercedes

22.05.2023 - 14:54

Nëse konfirmohet do të jetë ‘bomba’ e merkatos së Formula 1 sezonin e ardhshëm. ‘Daily Mail’ mëson se Ferrari dëshiron të afrojë Lewis Hamilton dhe se aktualisht është duke negociuar me pilotin britanik të Mercedes një kontratë me vlerë 48 milionë euro.

38-vjeçari Hamilton përfundon kontratën me Mercedes në fund të këtij sezoni dhe po joshet për të fituar titullin e tetë në karrierë te Ferrari, ish-skuadra e Michael Schumacher, me të cilin britanikët ndajnë rekordin e titujve (shtatë) në F1.

Negociatat po zhvillohen nga vetë drejtori ekzekutiv i Ferrarit, John Elkann, i cili sheh te Hamilton njeriun e duhur për të rikthyer skuderinë e kuqe në vijën e titujve.

Afrimi i Hamilton paraqet dy skenarë te Ferrari: në të parën, britaniku do të ndante ‘garazhin’ me Charles Leclerc, duke ‘detyruar’ largimin e Carlos Sainz; në të dytën Leclerc shkon te Mercedes dhe Hamilton qëndron me spanjollin te Ferrari.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin