MENU
klinika

150 sportistë edhe nga bota

Fillon Turi i Shqipërisë në Çiklizëm!

22.05.2023 - 11:57

Ka filluar këtë të hënë Turi i Shqipërisë në Çiklizëm. Ceremonia e hapjes u zhvillua në orën 10:45 në sheshin “Italia” në Tiranë, me eventin që është ndërkombëtar dhe marrin pjesë 150 sportistë dhe 15 ekipe nga disa vende të botës.

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, i njohur ndryshe si Turi i Shqipërisë, zhvillon këtë vit edicionin e tij të 80-të. Gara e 3-të më e vjetër çiklistike në Evropë, e cila prej disa vitesh është pjesë e kalendarit ndërkombëtar, do të përshkojë plot 754 km gjatë 5 etapave të saj, që i marrin 15 skuadrat pjesëmarrëse, nga të cilat 12 janë ndërkombëtare, përgjatë itinerarit Tiranë – Lushnjë – Elbasan – Vlorë – Përmet, duke e mbyllur në finishin tradicional të Fierit.

Shërbimet e Policisë Rrugore, të Patrullave të Përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, në bashkëpunim me organizatorët e aktivitetit ndërkombëtar “Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë”, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e aktivitetit, përsa i përket sigurisë rrugore dhe rendit.

Aktiviteti çiklistik përfshin 5 etapa garash me itinerare të gjata në disa nga akset rrugore kombëtare. Në këtë aktivitet marrin pjesë 15 ekipe nga vende të ndryshme të botës dhe 150 garues.

Rrethi i 80-të Çiklistik i Shqipërisë:

Etapa e parë / Tiranë – Dushk – Krrabë 146 km

Etapa e dytë / Tiranë – Lushnjë – Elbasan 157 km

Etapa e 3-të / Elbasan – Vlorë 143 km

Etapa e 4-t /Vlorë – Mbrostar – Përmet 185 km

Etapa e 5-të / Përmet – Fier 123 km

Totali: 754 km

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin