MENU
klinika

FSHF kthen përgjigje pozitive

Finalja e Kupës së Greqisë në ‘Air Albania’?

08.05.2023 - 21:22

Rivaliteti i ashpër mes tifozëve të AEK-ut dhe PAOK-ut ka bërë që policia e Geqisë mos marrë përsipër finalen e këtyre dy skuadrave, programuar për në 24 maj. Tanimë Federata Greke e Futbollit ka kërkuar opsione të tjera, me Qipron që ka refuzuar finalen e Kupës së Greqisë.

“Sport-FM” në vendin fqinj njofton se Federata Shqiptare e Futbollit i ka kthyer përgjigje pozitive homologëve grekë, për të pritur në 24 maj finalen mes këtyre dy skuadrave në “Air Albania”, në Tiranë. Variante të tjera janë Serbia dhe Rumania, teksa vlen të përmendet se tifozët e dy skuadrave finaliste janë problematikë, çka ka bërë që finalja të zhvendoset jashtë Greqisë.

Ende nuk ka një përgjigje pëfundimtare nga ana e palës greke, me “Air Albanian” që duket se do presë finalen e Kupës së Greqisë në futboll, me FSHF që ka kthyer përgjigjen pozitive.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin