Fredi Beleri ka reaguar nga qelia pas përfundimit të procesit të numërimit në bashkinë e Himarës ku ai triumfoi përballë rivalit socialist.
Ai shkruan se sot nuk janë humbës, dhe fitues sipas tij janë të gjithë qytetarët e Himarës.
“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorizmi u mundua ti nënshtrojë.
Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!”, thuhet në reagimin e tij.
Beleri u arrestua nga policia një ditë para zgjedhjeve me akuzën se po përpiqej të blinte vota.